Piramidat: Nuk janë alienët që i ndërtuan por teknologjia e avancuar e lashtë e njeriut …

3 min read

Në një nga postimet e fundit në rrjetet sociale Alfred Cako njëriu më i ndjekur nga shqiptarët ka hedhur disa fakte në lidhje me piramidat e Egjyptit, në postimin e tij ai shpjegon se si dhe se kush i ka ndërtuar ato.

Cako shprehet se në ndërtimin e Piramidave janë përdorur blloqe graniti të cilat peshojnë rreth 20 tonë , dhe me të drejtë shtron pyetjen: si është e mundur ti ngrinin njëra mbi tjetrën në “odat e mbretit” me rampa druri. Le të themi deklaron Cako në postimin e tij,se janë përdorur tezga druri; ju duhet të prisni një pyll të tërë në mënyrë që të siguroni dru për të lëvizur 2.3 MILION blloqe gurësh të mëdhenj. Ku dreqin janë provat për atë dru.

Nuk ka asnjë tekst të vetëm hieroglif që thotë se egjiptianët e lashtë ndërtuan piramidat deklaron Cako.

    Postimi i plotë:

    1. Piramidat nuk kanë varre; asnjë mumje nuk është gjetur ndonjëherë brenda piramidës. Të gjitha mumiet u gjetën në luginën e mbretërve.

    2. Si dreqin preni blloqe graniti 20 ton me precizitet ekstrem dhe i ngrini një mbi tjetrin, në “oda e mbretit”, me RAMPA DRURI !!

    3. Le të themi janë përdorur tezga druri; ju duhet të prisni një pyll të tërë në mënyrë që të siguroni dru për të lëvizur 2.3 MILION blloqe gurësh të mëdhenj. Ku dreqin janë provat për atë dru?

    4. Nuk ka asnjë tekst të vetëm hieroglif që thotë se egjiptianët e lashtë ndërtuan piramidat.

    5. Sa “skllevër” apo punëtorë ju nevojiten për të nxjerrë, prerë dhe ngritur 2.3 MILION gurë? Ku dreqin gjeni njerëz që mund të presin dhe të ngrenë me lazer tonelata të mëdha graniti?

    6. Si e poziciononi të gjithë piramidën për t’u përballur me veriun e vërtetë, 4000 vjet më parë kur ndërtuesit “nuk dinin për RROTËN”? (Ky është paragjykimi i egjiptologëve të zakonshëm).

    7. Maja e piramidës është një çerek inç nga qendra (baza e piramidës); kjo pas vendosjes së 2.3 milionë blloqeve guri. Kur e ndani atë diferencë të vogël gabimi me 2.3 milionë gurë, saktësia në të cilën u vendosën gurët është e pashembullt dhe nuk është bërë kurrë nga arkitektët modernë me të gjithë teknologjinë moderne.

    8. Po të gjitha strukturat megalitike anembanë botës? Pse po ndërtonin të njëjtën gjeometri me pothuajse të njëjtat teknika? Po piramidat e Japonisë, të gjetura nën ujë!?

    Përfundim: 90% e historisë njerëzore u varros nga koha, 10% e tjera është shkruar nga fitimtarët.

    JO nuk eshte aliene. Teknologji e avancuar e lashtë e njeriut.

    Ndajeni këtë artikull tek miqtë tuaj:

    Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
    Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble: https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
    Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
    “Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm” /PatriotikMedia

    rreth autorit

    You May Also Like

    More From Author

    + There are no comments

    Add yours