ANALIZA/ Shqipëria e mbushur me skllevër shqipfolës, nuk i duhet askujt si partnere …

3 min read

Nga Basir Çollaku –

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës ka vite e renditur në tre vendet e para, për trafik droge, pastrim parash e krim të organizuar, duke zgjeruar frikshëm terren ndërkombëtar.

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës ka asgjësuar balancën e pushteteve, përjashtuar opozitën me rregullore nga Parlamenti, duke shprishur demokracinë Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës është bërë magazinë refugjatësh, ujgurësh, muxhahedinësh, afganësh, bangladeshas, afrikanësh. Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës, arriti të fusë kriminelë e të dënuar, në Parlament, Bashki, qeverisje.

Sot ata qeverisin bashkë çdo centimetër e çdo qindarkë.

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës eshtë boshatisur nga shqiptarët, më shumë se pas pushtimit turk, pas vdekjes së Skënderbeut, duke e kthyer vendin në një azil të moshuarish pa rini.
Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës nuk zbaton asnjë vendim gjykate, duke përfshirë ato të Gjykatës Kushtetuese, apo të atyre ndërkombëtare.

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës ai mundësoi Mafias bashkëqeverisjen, duke qenë aksionerë në çdo institucion.

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës nisi reformë në drejtësi dhe kriminalizoi drejtësinë ku plot emra nga drejtësia e re, prokurorë e gjyqtarë të çdo niveli janë kuvendues e punë mbarues të bandave mafioze. Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës është destinacion e strehë keqbërësish, parajsë ndërkombëtarësh ku sajdisen me orgjira e financa të zeza.

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës emërton vëllezër serbët e komshi shqiptarët. Duke keqësuar marrëdhëniet me vëllezër gjaku, shqiptarët e e Kosovës tej çdo marrëzie.
Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës është e plaçkitur barbarisht, nga të gjithë pasuritë natyrore e nëntokësore, duke bërë ujdi për fundshpinën e fundxhepat e Ramës, si dhe oborrtarëve të tij vendas e të huaj. Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës ka Kryeministër një individ që urren shtetasit e tij, urren Shqipërinë, por përkulet si vemje para Aleks Sorosit.

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës, ka zyrtarë hajdutë, e qytetarë skllevër, që kanë këmbyer stomakun me lirinë.

Ata që e mbështesin dhe punojnë për të, e nën të, kanë interesa jo shqiptare…Kushdoqofshin.
Shqipëria e TiRamës e mbushur me skllevër, me mendjen te stomaku, nuk i duhet askujt për partnere
Demokracia e asgjësuar e zëvëndësuar me të shkuarën e qoftëlargut, nuk rikthehet me lutje..

Ndajeni këtë artikull tek miqtë tuaj:

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble: https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm” /PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours