Varrezë serbe në Tiranë …

3 min read

Nga Elida Jorgoni –

Në vitin 1935, ngritjen e memorialit serb e bekoi dhe lejoi Ahmet Zogolli në shenjë falenderimi për Nikolla Pashiqin, që e ndihmoi të merrte pushtetin në fundvitin 1924.

Pllaka e vogël u shtua pas 4 vitesh.

“Edhe 322 luftëtarë serbë, që humbën jetën në luftën e vitit 1916. Të varrosur përkohësisht këtu në ditën e Shën Ilias 1939”

Pse u përurua kjo pllakë e vogël shtesë në ditën e shenjtorit Ilia, më 2 gusht 1939?

Serbët të frymëzuar nga projekti famëkeq i “Sërbisë së Madhe”, hartuar nga Ministri i Brendshëm serb, Ilija Grashanin në vitin 1844, kërkonin ringjalljen e ëndrrës së kahershme në ditën e emrit të babait të tyre shpirtëror, Ilija.
“Naçertanje”, ishte platforma e Ilija Grashaninit, që bazohej te programi i asimilimit, dëbimit të shqiptarëve me dhunë nga trojet shqiptare dhe më pas shfarosjen e tyre.

Pse u vendos kurora me lule e shën Gjonit te memoriali?

Shën Gjon Dibrani ishte Princ Arbëror, i cili lindi, luftoi, u vra, u varros dhe u shenjtërua në trojet e veta Arbërore.

Armiqtë e kombit shqiptar duan ta trashëgojnë. Serbët e quajtën Ivan, bullgarët e quajtën Jovan, pseudo-grekët e quajtën Joan, të paditurit shqiptarë e quajtën Shijon, por në Ohrin shqiptar u zbulua pllaka, ku shkruhej emri i shenjtorit: GJON.

Në rrethinën e Korçës, ende ruhet emri i fshatit Gjonomadh-Gjoni i Madh.

Nëna e shën Gjonit quhej Ana ose Hana dhe ishte bijë e fisit fisnik arbëror Triballa, nga e kishte prejardhjen dhe bashkëshortja e Gjon Kastriotit, Vojsava.
Ky shenjt në Pollog quhet: Shën Gjon Dibrani i Trebishtit.
Besimtarët ortodoksë të Elbasanit me naivitet presin e përcjellin, më 22 maj grekët dhe më 4 qershor serbët, për ditën e shën Gjon Vladimirit.

Pse antishqiptari Janullatos u kurorëzua kryepeshkop, më 2 gusht 1992?

Pseudo-grekët të frymëzuar nga projekti famëkeq i “Idesë së Madhe”, hartuar nga Kryeministri Arvanitas, Jani Koleti në vitin 1844, kërkonin ringjalljen e ëndrrës së kahershme në këtë datë të shenjtë pellazgo – ilire.

“Megali – Ideja” ishte platformë, që bazohej te programi i asimilimit, dëbimit të shqiptarëve me dhunë nga trojet shqiptare dhe më pas shfarosjen e tyre.

Miqësia e pandarë:

  • Ilija Grashanini & Jani Koleti
  • Nikolla Pashiqi & Lefter Venizellosi
  • Ireneu & Anastasi (kryepeshkopë).

Ndajeni këtë artikull tek miqtë tuaj:

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble: https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm” /PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours