Dosjet e Partnerëve, telefonat e krijuar në qeveri dhe mafia …

5 min read

Një nga telefonat e kriptuar të rëndësisë së veçantë për nga përdoruesi, komunikimet, përmbajtja, mes germave të shumta para dhe pas numrave ka pasur 003 dhe vijojnë gërma e numra që plotësojnë kodin e plotë.

Ai mund të quhet supertelefoni i kriptuar qeveritar.

Ky nuk është vetëm një numër, natyrisht ka edhe shoqëri kolegësh në qeveri, duke krijuar një kabinet Skay-Encro në Këshillin e Ministrave, ku pushtetarët e mazhorancës, punët e parasë e të keqbërjes ligjore, i diskutonin mënjanë, larg syveshëve të përgjimit, si karshillek ndaj drejtësisë. Ka biseda e komunikime brenda dhe jashtë vendit, me njerëz me peshë, të cilat janë bërë më pas veprime sipas dakortësive e premtimeve.

Nga Basir Çollaku:

Amerikanët e dinë, evropianët e dinë, kryesisht francezët, belgët, hollandezët, pjesë e ekipit hetimor të dosjeve të mëdha Sky Encro e kanë nëpër duar. Prokuroria e Posaçme sigurisht ka dijeni. Një nga telefonat e kriptuar të rëndësisë së veçantë për nga përdoruesi, komunikimet, përmbajtja, mes gërmave të shumta para dhe pas numrave ka pasur “003” dhe vijojnë gërma e numra që plotësojnë kodin e plotë. Por ndalojmë me kaq të tjerat ia lëmë njerëzve të dosjes. Ai mund të quhet supertelefoni i kriptuar qeveritar. Ngjan sikur historia përsërit shakanë e kripur penale të rradhës, si me makinën e ish-ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri, atë të targës së Audit 003 GB.

Nuk është vetëm një numër natyrisht ka edhe shoqëri kolegësh në qeveri, duke krijuar një kabinet Sky-Encro në Këshillin e Ministrave, ku pushtetarët e mazhorancës, punët e parasë e të keqbërjes ligjore, i diskutonin mënjanë, larg syve e veshëve të përgjimit, si karshillëk ndaj drejtësisë. Ka biseda e komunikime brenda dhe jashtë vendit, me njerëz me peshë, të cilat janë bërë më pas veprime sipas dakortësive e premtimeve. Ato fashikuj e kapërcejnë tërmetin publik. Afro 15 ditë më parë, një mik më dërgon një episod të një reportazhi për narkotikët, fuqizimi shpërthyes të trafiqeve në vitin 2023, duke përfshirë edhe mafian shqiptare, në një nga mediat më të mëdha franceze, BFMTV. Ndër të tjera një nga prokurorët belgë shprehej se me lënien në fuqi nga Strasburgu të vendimit të Gjykatës Kushtetuese franceze, për marrjen si prova të përgjimeve, në Ballkan bien krerë shtetesh.

Nuk është lënë jashtë vëmendjes së investigimit fijet me mafian në Ekuador apo ndërtimi në Shqipëri, me çmime jashtë çdo logjike tregu. Tek ne ka jo pak ministra përdorues, zyrtarë të drejtësisë, policisë së Shtetit, medies, bizneseve, pushtetarëve vendorë, duke krijuar një Kuvend të frikshëm me botën e krimit, në shkëmbime nderesh, financash, klering vrasjesh, trafiqesh, investimesh strategjike, streha ofshoresh. Bisedat mes palësh, në qindra mijë faqe, kanë tre prioritete të përsëritura në kominikimet tashmë pjesë dosjesh sa të ardhura, sa duke mbërritur. Zgjedhjet, vettingun dhe drejtësinë, si dhe investimet. Në materialet e sjellë nga partnerët, habia dhe dyshimi janë ekstreme, ndaj dërgesat kanë adresë vetëm Prokurorinë e Posaçme, jo ministrinë e drejtësisë, apo ndonjë institucion tjetër.

“Pushtetarët e mazhorancës, punët e parasë e të keqbërjes ligjore, i diskutonin mënjanë, larg syve  e veshëve të përgjimit, si karshillëk ndaj drejtësisë; ka biseda e komunikime brenda dhe jashtë vendit, me njerëz me peshë, të cilat janë bërë më pas veprime sipas dakortësive e premtimeve.”

Ministrat Balla dhe Manja, janë mbajtur larg dijenisë së informacioneve të ndjeshmë për emrat nëpër dosje, duke mos rriskuar dekonspirime, të cilët sërish nuk kanë mundësi asgjësimi të asnjë flete. Formulari komik nismë e Ballës, nuk solli asnjë vetëdorëzim në polici, ndryshe nga sa saktësoi ditë më herët zoti Dumani, se në çdo dosje rezultojnë oficerë policie, madje dhe zyrtarë drejtësie. Në intervistat e shpeshta e dashura e agjentit Charles McGonigal, përmend bisedat e tij me kryeministrin Rama. Në kontekstin e rrëfimit të saj ngjan se nuk është telefoni qeveritar i komunikimit dhe mundësitë e një sky encro gjenden aty.

Një letërporosi e dërguar nga SPAK mund të sjellë fashikuj ku gjenden jo pak përgjime të çkoduara tashmë dhe mbushur me ngjarje. Në materialet aktuale “parkuar” në Prokurori, kanë ngjarje të mëdha të krimit elektoral, të zbardhura, në disa qarqe të Shqipërisë. Kanë të qartë skemën e punës bashkë të pushtetit, Mafias, shpërblimet e përfitimet e palëve, për të qenë po bashkë marrës vendimesh për ekonominë, politikën, e plot zhvillime të tjera në vend.

Deri në porosi vrasjesh politike. Kanë zbërthyer pjesët takuese në para e aktivitet, të prokurorëve, gjyqtarëve, apo funksionarëve publikë. Gjithçka është me emra, mundësia e të provuarit është kollajllëk, pasi siguria e të përfshirëve është ende paprekshmëri e luhatur lehtë. Deri një ditë… kur durimi i atyre, që janë në anën e drejtësisë kryesisht i partnerëve, të vendosë të mos heshtë për heshtjen dhe çapitjen e përgjumur të disa institucioneve në vendin tonë…

Ndajeni këtë artikull tek miqtë tuaj:

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble: https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm” /PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours