Gazetari: Kë mbrojti Ina Rama nga arrestimi me 21 janar, Berishën, Bashën, apo Ramën?!

5 min read

Nga Basir Çollaku –

Lotët e thara e artificialë të Edi Ramës, Ina Ramës, e shumë nën-ramëve të tjerë pushtet-mbajtës, sa vjen data 21 janar, janë si buqetat me lule e dhuratat me tepri, për Shën Valentin për gratë, të sevdallinjve, që të nesërmen vrapojnë jargavitës pas dashnoreve.
Pothuaj gjithë hetuesit prokurorë të kësaj tragjedie me humbje jete, jan vetting-kaluar, e poste-shpërblyer, duke pasur në krye si shembull, po Ina Ramën ish shefen e akuzës.

Ka shumë errësirë në dosjen e 22 janarit

Janë gatitjet e 19 e 20 janarit, me sokëllimat e Edi Ranës se tani e ka në dorë populli dhe ai do të bënte sehir mbi urën e Lanës.
Janë qindra mijë dollarë të transferuar nga një kontinent tjetër drejt selisë së PS, ku ish ministri i financave aso kohe, pohoi se ishin gjurmuar. Por ajo deklaratë u zhduk nga çdo faqe dhe you tube. Sot nuk gjendet. Po investitorët biznese e deputetë dhe botë nëntoke?!?

Po Olsi Dade e Olsi Çela kanë pasur nëpër duar dosjen. Njëri në SPAK e tjetri Kryeprokuror!!

SPAK nuk e mbajti e ktheu.

Janë 11 kamerat për të cilat thotë Ina Rama nuk u gjetën pamje. Por asnjëherë nuk i foli për të tentuar një investigim teknologjik e për të risjellë pamjet. Në fakt thuhet dendur se amerikanët si gjithgjendës i kanë dhe e dinë fajin hallin mëkatin dhe shkrepjen e gjithkujt me fjalë dhe me armë. Britma deputetësh lëkurëtharë nga koka, hajdutë të vegjël, shërbyes, vajtojnë mbi fatkeqësinë pa bërë asgjë ligjërisht. Kutërbojnë ndaj prokurorëve e gjyqtarëve se fajin e kanë Ata. Ndonëse Prokuroria e Tiranës në vitin 2021, ka lënë detyrë për kryerjen e veprimeve hetimore, njëlloj siç gjykata kërkon.

Gjykata e Lartë, ka urdhëruar kryerjen e ekspertimit teknik të gardhit të KM , për të përcaktuar se me çfarë mjetesh është dëmtuar. Ky veptim hetimor nuk është kryer dhe cili është urdhëri i tilluares të ekipit hetimor zonjës Ina Rama?! Nuk e ka përmendur këtë detaj hetimor. Gardhi u zhduk nga Edi Rama kryeministër, u zhduk një provë pa urdhër të prokurorisë?!

Përse?

Ka pasur një Kabllogram të dalë tashmë, ku Xhorxh Soros i kërkon sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton për të ndërhyrë në Tiranë

Përse?!

Për mosarrestimin e Edi Ramës, Sali Berishës, Lulzim Bashës?!

Ajo mund të kërkonte arrestimin e çdokujt kishte prova për përfshirje! Berishën nuk do e kishte kursyer.
Ai, Sorosi, shkruan për të ndaluar protestat pas 21 janarit dhe dërgimin e një negociatori evropian.

Miku i tij ishte Edi Rama. Perse kjo frikë?!

Telefonat u rrahën. Zhvillimet habitën shumë njerëz. Arvizu i tha kryeministrit Berisha se ai ishte Burrë Shteti.

Ai e di përse e tha apo kush ia kërkoi!!
Kamerat e fshira!!!!
A kishin ato pamje për njerëzit që kanë qëlluar?!
Për të gjitha vrasjet?
Për porositë?!
Për organizatorët?!

Natyrisht ata kanë fiksur shumë.

Edi Rama nuk i do pamjet e atyre kamerave!! Ka 13 vite me të gjitha pushtetet ka marrë e merr çdo gjë nga çdo institucion. Ka dhe ka pasur kollajllëk të nxjerrë çdo fije letre e pamje kamerash dhe nga toka.

Thjesht nuk i do

Amerikanët fuqiplotë në informacion nuk janë pa arkiv. Por gjithnjë ka një por.
Por diku ka interesa për pengje të mëdhenj se sa drejtësi për fatkeqë!!!
A e dinin shërbimet partnere dhe shqiptare, se në një vend të NATO në një protestë ku u vranë katër të pafajshëm u qëlluan afro 500 plumba, kishte dhe njerëz me armë nga organizatorët për të sulmuar me armë zjarri?!?

Një nga prokurorët, Cami ka qenë kundër pushimit të çështjes. Një tjetër prokuror Apeli nuk u pyet në Komisionin hetimor, ndonëse ishte vendosur ndryshe.

Ajo dosje, trishtueshëm sot shërben për tu përdorur për sekretet e të mëdhenjve vendas e të huaj.
Përse Rama nuk e pret Mark Nikën, nuk e takon më madje dhe sot dukej një shkëmbim nervoz.
Familja nuk pranon ofertën për 300 mijë euro dëmshpërblim.

Gjaku nuk shitet. Drejtësi duhet me çdo kusht e çdo çmim.

Përtej kësaj duket se 21 janari do fqinjërojë në padrejtësi me 2 prillin. Edhe atje vrasësit diheshin. Asnjë qindarkë dëmshpërblim për familjet e viktimave e të plagosrve. Autori shtet
Viktima qytetarë…

Ndajeni këtë artikull tek miqtë tuaj:

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble: https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm” /PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours