SHBA: Komiteti i Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies në Dhomën e Përfaqësuesve hartojnë një raport për zgjedhjet e 2017 në Shqipëri …

3 min read

Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hartuar një raport të imtësishëm se si Donald Trump keqpërdori pozitën e Presidentit të SHBA për të përfituar miliona dollarë nga liderët e botës.

Sipas raportit, “Donald Trump pranoi më shumë se 7.8 milionë dollarë në pagesa nga shtetet e huaja dhe liderët e tyre, duke përfshirë disa nga regjimet më të pakëndshme në botë. Duke ngritur interesat e tij personale financiare dhe prioritetet e politikës së fuqive të huaja të korruptuara mbi interesin publik amerikan, ish-presidenti Trump shkeli si urdhrat e qarta të Kushtetutës” – thuhet në raport.

Sipas të dhënave që Mazars i kanë ofruar Komitetit tregojnë se gjatë presidencës së Trump, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe këshilltarët e tij, si dhe një ministër i qeverisë shqiptare, shpenzuan afërsisht 6000 dollarë në hotelin Trump International në Uashington, DC.

Përkatësisht sipas raportit, me datat 18 dhe 19 janar 2018 në hotelin e Trump qëndroj Dorian Duçka këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë dhe pagoi 1503 dollarë.

3-4 mars, 2018 kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pagoi në hotel 1158 dollarë; 3-4 mars 2018 Endri Fuga pagoi 1158 dollarë; 3-4 mars 2018 Keisi Seferi Këshilltare e Ramës pagoi 1158 dollarë’ 24-26 qershor 2018 Damian Gjiknuri pagoi në hotel 1025 dollarë.

Kryeministri Rama zgjodhi të qëndronte në hotelin Trump International në Uashington, DC, gjatë vizitës së tij në mars 2017. Gjatë dy netëve, zoti Rama dhe ndihmësit e tij shpenzuan 3,474 dollarë në hotel. Ata qëndruan në të njëjtin kat me zotin Agron Neza.

Nuk ka asnjë tregues në të dhënat e prodhuara nga Mazars se zoti McGonigal ka qëndruar në Trump International Hotel gjatë kësaj periudhe në mars 2017.

Më vete, Dorjan Duçka, një këshilltar tjetër i Ramës, rezervoi katër dhoma për dy netë në Trump International Hotel në Uashington, DC më 18 dhe 19 janar 2018, me një kosto prej 1503 dollarë.

Të dhënat e Mazars tregojnë më tej se ministri i atëhershëm i Infrastrukturës dhe Energjisë i Shqipërisë, Damian Gjiknuri, qëndroi në hotelin Trump International në Uashington, DC, nga 24 deri më 26 qershor 2018, duke shpenzuar 1,025,660 dollarë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble: https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours