Miranda Hysa: Laborantia Mjekësore me “Medaljen e Karrierës” – Jo kushdo mund të dekorohet nga Shtabi i Përgjithshëm i FA!? …

2 min read

Ky artikull i përket një Laborante Mjeksore të nderuar Miranda Hysa, e cila me vullnetin dhe dëshirën e saj, për të kapur majat e karrierës ka punuar shumë fortë dhe me ndershmëri, për të merituar titullin e nderuar “Medalja e Karrierës”. Sot në Shqipëri të gjithë ata që punojnë dhe kontribuojnë në mjekësi janë heronjtë të pavlerësuar nga shteti shqiptar.

Një profesor i njohur shqiptar ka deklaruar se “profesioni i mjekut nuk është një privilegj por një profesion i nevojshëm dhe i domosdoshëm që ofron përgjegjësi të mëdha kundrejt pacientit dhe gjithë shoqërisë”.

Ndërsa Laborantia Miranda Hysa ka deklaruar: Jo të gjithë ne mund të bejmë gjëra të mëdha,por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe!-Nënë Tereza.

Por, kush është Miranda Hysa e cila në vitin 2022 u dekurua me “Medaljen e Karrierës” nga Shtabi i përgjithshëm FA!?

Miranda Hysa ka lindur më 22 gusht në qytetin e Peshkopisë.

Aty ajo kreu shkollën fillore dhe më pas gjimnazin e përgjithshëm “Seit Najdeni”.

Studimet e larta i vazhdoi ne degën “Laborator”, pranë Universitetit Amerikan duke vazhduar më tej studimet master pranë Universitetit të Tiranës.

Nga viti 2012 e në vazhdim ajo punon në Spitalin Universitar të Traumës ku njëkohësisht është pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë!

Në vitin 2022 dekorohet me “Medaljen e Karrierës” nga Shtabi i përgjithshëm FA!

Motoja e saj në jetë është:- Jo të gjithë ne mund të bejmë gjëra të mëdha,por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe!-Nënë Tereza

Miranda_Hysa✍️

Laborante_Mjekësore💼

Medalja_E_Karrierës

Marre nga Shoqata e Infermiereve te Shqiperise

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble: https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours