Smogu mbulon qytetin: Paolo Gaetano Giacomelli, fton Romakët të përdorin makinat elektrike, hibride ose me lëndë djegëse me ndikim të ulët metani …

3 min read

Një re e madhe smogu mbështolli qytetin, kështu filloi viti i ri 2024 për romakët: më 1 janar në stacionet e rrjetit të zbulimit të Prenestes, Corso Francia dhe Tiburtinës u tejkalua vlera e kufirit me 50 mikrogramë për metër kub PM10, me grimca te imëta. Ku dolen ne pah parashikimet e bera nga Arpa Lazioi, i cili thoshte se nuk do kemi ditë të mirat, në orët e ardhshme, dhe në fakt, veçanërisht në zonën e veriut të qytetit (në lagjet Aurelio, Boccea, Fidene, Tufello, Nomentano, San Basilio, Tiburtino) , ku cilësia e ajrit do të jetë e dobët.

Aq sa i shtynë autoritetet që të japin udhëzime të sakta për qytetarët.

Ajri do të ketë një nivel mesatar, megjithëse, të tille kishte Marconi, Eur, Tuscolano, dhe në Centocele. Për këtë arsye, Kapitoli ftoi personat më të rrezikuar si psh: (fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit, të sëmurët nga zemra dhe ata me sëmundje të frymëmarrjes) që të mos ekspozohen ndaj përqendrimeve të larta të ndotësve, sepse është më mirë të qëndroni në shtëpi, e të mos ecni nëper rrugë dhe të mos qëndroni shumë gjatë në zona ku mund të thithni më lehtë smogun.

Siç raportohet dhe nga Messaggero , drejtori i Departamentit të ciklit të mbetjeve dhe te parandalimit të ndotësve, Paolo Gaetano Giacomelli, në një nga vendimet e tij, i ftoi romakët të përdorin mjete të lëvizshmërisë të qëndrueshme (të tilla si ndarja e makinave), të preferojnë elektrike, hibride ose me lëndë djegëse me ndikim të ulët (si metani) dhe mos parkonin me motorin e makinës në punë.

Në fund, është më mirë të ulni radiatorët dhe të fikni kaldaja. Megjithatë, (për momentin) këto janë vetëm “indikacione vullnetare” që Kapitoli u bën qytetarëve të tij. Për momentin nuk është shkaktuar asnjë bllokim i vërtetë i trafikut, apo ndalesa të trafikut duke i detyruar shumë banorë të marrin transportin publik dhe të lënë makinat e tyre private në shtëpi.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble: https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours