ANALIZA/ Rama “Aksidentohet” në “Rrugën e Salës”…

3 min read

Nga Basir Çollaku –

Sot thërrasin me këtë emër kështu rrugicën, pranë Liceut në Tiranë, ku ka banesën lideri i opozitës, Sali Berisha. Ndonëse bashkia e emërton ndryshe, në grafiqet e vjetra të saj. Prej pak ditësh rruga e Salës është adresë opozitare. Pas arrestit shtëpiak vënë nga Gjykata, duke pamundësuar vajtjen e kryetarit në seli, rruga u bë shpi, parti, seli, lëvizje.

Për ironi gjeografike është jo më larg se 50 metër nga zyra e KM Rama urdhëronjësit të kësaj anarkie për asgjësimin e opozitës. Do i duhet të dëgjojë thirrjet e emrit të Berishës të qindra e mijëra mbështetësve demokratë, që ndjekin “Rrugën e Salës” Aty kanë sytë politikanët, prokurorët, gjyqtarët, kombëtarët dhe natyrisht ndërkombëtarët. Aty kishte hedhur vëmendjen sot edhe gazeta gjermane “Bild” më e madhja në Evropë.

Ata vendimarrës ekstrrm deri në ndalim fjale duan të ndryshojnë rrugën, Sslës. Rrugën politike. Skeptikë, pesimistë dhe optimistë, shohin një qeveri e një drejtësi të shkrirë bashkë, duke hetuar rrugën politike të Salës, për ta izoluar në rrugën e Salës. Ka çirakë qeverie me tepri duke numëruar demokratët, nëse janë pak apo shumë, e lënë mënjanë Ramën autokratin dhunëshumë. Aty është rezistencë. Sepse Rama kërkon të nxjerrë nga rruga politike Salën. Pasi me të tjerët di mjaft mirë si të ujdiset dhe vaftiset.

Pushteti kërkon të pushtojë “rrugën” e Salës e pastaj e kurdis kollaj sheshin e viktimave.

Deputetët e opozitës nuk duhet të. Dalin protestën edhe te ajo rrugë, me të cilën ndajnë edhe mendim ndryshe. Nuk duhet të presin tu japë mundësi KM kundërshtar, apo të hanë iluzione se rrugëhumburit do të bëhen të zgjedhur.

Nëse Rama zapton edhe “rrugën” e Salës, demokratët do të enden rrugë pa rrugë. Udhët opozitare nuk jepen me koncension. Rrugëtimi politik i Berishës është i gjatë dhe pazakontë.
KM e di aksiomën që Konfuci thoshte

Gjej një rrugë, hap një rrugë, ose hiqu nga rruga..

Makina e pushtetit të Ramës do të përplaset në “Rrugën e Salës” dhe do jetë aksident që do e nxjerë jashtë rruge..Atë, shoferin e keq që ka bërë një milionë shqiptarë të marrin rrugët e botës…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble: https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours