Europa trondit me rregulloren e re: “Sulme ndaj lirisë së shtypit”, ku botuesit dhe gazetarët revoltohen, por çfarë po kërkon të bëjë BE-ja …

2 min read

Njerka Evropa vazhdon garën e saj të pamëshirshme për të gllabëruar të drejtat dhe liritë. Dhe këtë e bën edhe nëpërmjet të ashtequajturit “Akti Evropian i Lirisë së Medias”. Një akt ky që në fakt, ndezi zemërimin dhe protestën e botuesve dhe gazetarëve.

Shoqatat e botuesve periodikë si dhe gazetave të BE-së, Enpa dhe Emma, ​​ngritën alarmin për rregulloren e re të BE-së për lirinë e medias në një shënim: “Kjo i hap rrugën rregullimit të funksionimit të brendshëm të redaksive, duke sfiduar në themel parimin e lirisë së shtypit si dhe traditave kombëtare të mbrojtura me kushtetutë”.

Redaktorët nënvizuan në shënimet e tyre se “keto jane disa shqetësime themelore të cilat rrezikojnë të minojnë objektivat e rregullores” duke përfshirë faktin se “për herë të parë do të rregullohet një sektor tradicionalisht i vetërregulluar dhe me specifika të forta kombëtare, siç është shtypi, sipas ligjit të BE-së dhe nën mbikëqyrjen e një rregullatori evropian.” Akti Evropian për Lirinë e Medias gjithashtu, përfundojnë shoqatat, “dështon të mbrojë në mënyrë adekuate përmbajtjen e medias në platforma të mëdha online, si X ose Facebook, pasi garancitë e tij procedurale ende lejojnë platforma të tilla të kufizojnë dukshmërinë e përmbajtjes” dhe pluralizmin online.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble: https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours