Befason ish-ambasadori holandez me deklaratën e tij: Nuk i dihet kurrë sulmeve të reja serbe në Kosovë …

3 min read

Janë shtuar shumë zërat mbi mundësinë e sulmeve të reja serbe në Kosovë.

Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që nuk e përjashtoi mundësinë e një sulmi të ri serb në territorin e Kosovës, pas atij të 24 shtatorit në Banjskë.

“Kemi një fqinj agresiv që nuk na pranon. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi sepse nuk varet nga ne. Por ne mbetemi vigjilentë dhe të mbështetur nga trupat tona dhe ato të aleatëve tanë të NATO-s, të cilët kanë shtuar mbështetjen e tyre që nga sulmet e shtatorit për të garantuar sigurinë e vendit tonë”.

closevolume_off
E për këtë paralajmërim të kryeministrit Kurti, foli ish-ambasadori holandez, Robert Bosch në një prononcim për “Bota sot”.

Ai vlerëson se Serbia nuk do lejonte bandat e saj kriminale të kryejnë sulme, kjo duke parë rritjen e pjesëtarëve të KFOR-it.

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch

Megjithatë, ai nuk përjashtoi mundësinë për sulme të reja, pasi siç tha as për Rusinë nuk kishte menduar se do pushtonte Ukrainën.

“Nuk mendoj se Serbia do të lejonte një sulm duke pasur parasysh rritjen e aktivitetit të KFOR-it. Sidomos pasi disa vijnë nga Britania dhe disa nga Turqia, jo saktësisht vende për t’u marrë si armiq. Por nëse presioni mbi Beogradin për shkak të zgjedhjeve të vjedhura është shumë për regjimin, nuk mund të dihet kurrë. Gjithashtu nuk e kam menduar kurrë se Rusia do të pushtonte vërtetë Ukrainën. Por, për momentin përsëri mendoj se është ndryshim jo i madh”, u shpreh Bosch për “Bota sot”.

Po ashtu, Kurti pretendoi se një grup prej 80 personash që janë larguar nga Kosova po vazhdojnë ushtrimet në poligonin Zimovnik, afër Rashkës, dhe se stërvitjet po drejtohen nga ushtarakët serbë në pension.

Po ashtu, ai përmendi edhe poligonin e ushtrisë serbe në Peshter, ku sipas tij, kanë rinisur ushtrimet e një grupi prej 60 personash të “Mbrojtjes Civile”, që Kurti tha se kanë marrë pjesë në sulmin në Banjskë.

“Ky grup kishte planifikuar sulme ndaj Policisë tonë pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi në lokacionet kufitare që lidhen me rrugët ilegale alternative”, tha Kurti, duke thënë se ky grup përbëhet prej njerëzve të besueshëm të Radoiçiqit.

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” në Kosovë cilësohen organizata terroriste dhe autoritetet kanë thënë se ato veprojnë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours