Bllofi i gjigandit farmaceutik me Vaksinat kapitulloi – Kjo është arsyeja pse Pfizer tani është vetë një “pacient i sëmurë”…

3 min read

Me vaksinën e Covid-it ata bënë miliarda me lopata, por tani diçka ka ndryshuar. Në fakt, aksionet e Pfizer janë në nivelin më të ulët të 10 viteve.

Gjigandi farmaceutik, eshte duke u përballur me mijëra veprime ligjore në mbarë botën pas efekteve negative serioze (përfshirë ketu edhe vdekjen) të shkaktuara nga vaksina e tyre mRNA, ka deklaruar se pret që të ardhurat për vitin 2024 të jenë midis 58.5 dhe 61.5 miliardë dollarë, me shumë nën parashikimin mesatar të shitjeve nga analistë për vitin 2024.

Por siç shpjegon Forbes Italia, Pfizer tha se pret që në vitin 2024 shitjet e produkteve të saj Covid – pilula Paxlovid dhe vaksina Comirnaty – të jenë rreth 8 miliardë dollarë, një rënie kjo gati 90% nga rreth 57 miliardë dollarë të ardhura që solli seria e saj Covid vitin e kaluar. Aksionet e Pfizer janë, duke rënë rreth 9% pra nën 26 dollarë.

Sa do të sjellë ky investim tek Pfizer këtë vit? vetem 50%, duke përfshirë dividentët, deri tani më e dobëta nga të gjitha kompanitë publike amerikane me vlerë më shumë se 100 miliardë dollarë.

Forbes gjithashtu vë në dukje se “prodhuesit e tjerë të vaksinave Covid të tregtuar publikisht kanë luftuar gjatë dy viteve të fundit pasi kërkesa dhe subvencionet e qeverisë për vaksinat janë tharë”.

Pati gjithashtu një rënie të madhe për Moderna: aksionet ranë me rreth 85% dhe ato të Johnson & Johnson ka rënë me rreth 15% krahasuar me nivelin më të lartë të vitit 2022. Kufiri i ri, pasi vaksina është esëlluar, është ai i barnave dobësuese.

Pfizer gjithashtu është futur me kokë në këtë sektor, por nuk ka arritur përfitimet e pritura. Kjo është arsyeja pse kompania tha se pret që rregullatorët të miratojnë blerjen e saj prej 43 miliardë dollarësh të prodhuesit të ilaçeve për kancerin Seagen, të njoftuar për herë të parë në maj.

A do të funksionojnë me të vërtetë apo janë thjesht një tjetër përçarje si vaksinat Covid?

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours