Sali Berisha sa herë i vjen ajo tek …. përdor Militantët: Rama është i tmerruar, beteja jonë sapo ka filluar – Model Lylzim Basha …

2 min read

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas një takimi në Shkodër dhe ka deklaruar se mosbindja civile do të thotë një revoltë e qytetarëve shqiptar për të flakur nga pushteti regjimin e kryeministrit Rama.

Sipas tij, Rama është i tmerruar dhe me vendimin e fundit për kërkesën “arrest shtëpie” që SPAK i ka dërguar Parlamentit po firmos fundin e tij.

Ndër të tjera, Berisha tha se demokratët nuk janë peng i askujt dhe se po luftojnë si luanë.

Po sipas Berishës kush qenkan këta luanë që po luftojnë për interesat e kombit shqiptarë, Flamur Noka apo Gaz Bardhi ???

Pjesë nga prononcimi me gazetarët:

Berisha: Mosbindje civile, kuptoj revoltën e qytetarëve për të flakur një regjim diktatorial të bazuara në sundimin e bandave, krimit dhe drogës. Këtë nënkuptoj dhe këtë do pësojë Rama.

Gazetari: Jeni i gatshëm të përballeni me akuzat e SPAK?

Berisha: Nuk kam pasur kurrë rezerva të përballem me çdo lloj akuze. Kam mbrojtur Kushtetutën e vendin tim dhe interesat e qytetarëve të mi. Ai që shkel Kushtetutën bëhet pjesë e një puçi për llogari të dikujt tjetër. Mjaftohej të kërkonin autorizimin.

Gazetari: A po mbahen peng demokratët?

Berisha: Demokratët po luftojnë sot si luanë. Shihni si është bërë Rama. Është më i tmerruar se kurrë. Një njeri që kalon nga një maskë diktatoriale në një tjetër firmos fundin e tij.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours