DOKUMENTI/ Kompania mashtruese Albanian Debt Collection Agency (ADCA) pasi grabiti shqiptarët me shantazhe, pezullon aktivitetin e saj me pretendimin se rezultatet janë të dobëta …

4 min read

Shoqëria mashtruese mikrofinaciare Micro Credit Albania, e cila përmes shantazheve dhe presioneve të ndryshme u ka zhvatur lekët shqiptarëve të thjeshtë. Skema e mashtrimit janë denoncuar disa herë nga Dhoma Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, e cila ka sqaruar se kjo shoqëri finaciare blen nga bankat e nivelit II borxhin, me nje fjale kredinë te cilat mund te jene marrë në vitet 2006, 2007, 2008 apo 2009 nga një shqiptar i thjeshtë.

Ajo qe eshte spektakolare eshte fakti se bankat huadhenese jua sheshin kompanise fantazem dhe mashtruese,Albanian Debt Collection Agency (ADCA) dhe më pas kjo fantazem shoqeri ju kërkon disafishin duke perdorur shantazhe ne emer te ligjit dhe duke i vendosur qytetarët mes dy zgjedhjeve të detyruara:

O të paguajnë disafish borxhin e vjetër, ose të marrjn kredi të re dhe të kthehet në një borxhli modern të viteve 2019, 2020, 2021 apo 2022!

Por çfarë ndodhi tani me kompanin mashtruese Albanian Debt Collection Agency,që ka terrorizuar qytetarët me kredit e këqija.

Albanian Debt Collection Agency, një kompani e lidhur me skemën e tjetërsimit të pronave për kreditë e pashlyera konsumatore, ka pezulluar aktivitetin. Njoftimi është publikuar pak ditë më parë në ekstraktin e saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Në vendimin e ortakut të vetëm të shoqërisë thuhet;

“Miratohet pezullimi i veprimtarisë tregtare të shoqërisë ADCA për arsye të performancës së ulët ekonomike duke filluar nga data 30 nëntor 2023.”

Vendimi i pezullimit te veprimtarise se ADCA

ADCA është kompania që ka përfaqësuar shoqërinë Micro Credit Albania për veprimet gjyqësore dhe jashtëgjyqësore në ankandet e pronave të sekuestruara. Të dhënat zyrtare nga bashkitë e ndryshme të vendit tregojnë se të gjitha njoftimet për afishimin e ankandeve përmbarimore pranë bashkive për pronat e sekuestruara nga Micro Credit Albania janë dërguar pikërisht nga adresa e ADCA.

Bëhet fjalë për mijëra ankande të shpallura, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit. Por pavarësisht se ka kryer shërbimin e njoftimit për këtë numër kaq të madh ankandesh ADCA ka pezulluar aktivitetin me motivacionin e rezultateve të dobëta ekonomike.

ADCA

ADCA është themeluar në vitin 2009. Përgjatë këtyre viteve ajo ka ndryshuar disa herë pronësinë por edhe emrin tregtar. Por nga vitit 2016 e këtej kompania ka xhiruar gjithmone tek disa njerëz të lidhur. Fillimisht duke u blerë nga Olsi Ibro.

Dy vjet më vonë, në vitin 2018, Ibro ja shiti kompaninë Arben Meskutit. Një vit më vonë ky i fundit ja shiti aksionet Indrit Çuberit dhe kompania ndryshoi emrin në Albanian Debt Consulting Agency. Zoti Çuberi qëndroi vetëm për disa muaj si pronar i kompanisë dhe ja shiti atë sërish Olsi Ibros.

Pikërisht në këtë kohë ADCA dhe lista e aksionerëve të saj u kallëzua penalisht në prokurori nga ministria e Drejtësisë për mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre. Kompanisë iu hoq liçenca e avokatisë, por vetëm kaq.

Hetimet nuk u mbyllën asnjëherë, ndërkohë që gjatë dy viteve të fundit ADCA ka shërbyer si përfaqësuese e Micro Credit Albania, shoqërisë që zotëron mijëra prona të sekuestruara për mosshlyerjen e kredive dhe që zotërohet nga bashkëshortja e zotit Ibro.

Ndërkohë pak ditë më parë disa media publikuan lajmin se ish administratorja e ADCA-s Marjela Basha është larguar nga Shqipëria, sipas tyre duke u arratisur, pas shpërthimit të skandalit të ankandeve për pronat e sekuestruara, për të cilat Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve ka akuzuar publikisht se janë fiktive. Ndërkohë që një ditë më parë, Kapitali.al publikoi një investigim, që provoi se pronat e sekuestruara janë shitur pa dijeninë e qytetarëve edhe pse ligji detyron njoftimin e tyre dhe vendosjen e njoftimit të ankandit në vendin ku ndodhet sendi, pra prona.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours