INVESTIGIM/ Çfarë kanë valixhet e Veliajt për në Dubai!?

4 min read

Nga Basir Çollaku –

Në dosjen një miliard-euroshe të inceneratorit të Tiranës, por edhe ato të Fier-Elbasanit ka tendera me ujësjellësit e shumicës së bashkive njëpartiake, leje për disa puse nafte, konsultuar me pronarët e arratisur të djegësve, Zoto e Mërtiri e plot biznese të tjera të shumta rreth kësaj mesele vjedhjeje të pahasur kund. Në dukje ngjajnë periferi, por në thelb të zhvillimeve ekonomike janë një plaçkitje e organizuar marramendëse.

Të pandehurit janë shpërndarë. Sa në arrati, sa në qeli e shumica tjetër e pushtetshme gjendet nëpër zyra publike.

E gjitha në pritje të kapitullimit të prokurorisë. Ndikimi dhe trysnia politike e mazhorancës kanë shmangur akuzën kryesore, për të cilën provat janë të shumta, atë të organizatës kriminale, siç neni 28 Kodit Penal, qartësisht e përcakton. Të munguarit e mëdhenj të kësaj historie hetimore janë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Damian Gjiknuri e Engjëll Agaçi, sekretar i kryeministrit, Armando Subashi, bashkiak i Fierit, me ca miqësi në Prokurori, Emiriona Sako, bashkiake e Durrësit e një turrë zyrtarësh ia kanë gjetur deri më tani dermanin të mos jenë të pandehur.

Mëkatet e turmës së akuzuar kanë rënë vetëm mbi ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, lehtësisht si me shaka, edhe mbi deputetin socialist Alqi Bllako e zyrtarë të niveleve anemike, në raport me përgjegjësitë penale dhe mbi një ish-zëvëndëskryeministër, Arben Ahmetajn, arratisur pasi më herët kishte bërë sherr radikal me Veliajn dhe Agaçin, për inceneratorët. Hetimet mungojne për një tjetër dosje ngjashëm të rëndë, rindërtimet e tërmetit, një katastrofë, ku pallatet janë në prag tërmeti njerëzor, atë të ndërtimit katastrofik. Prej vitesh hetimi, autorët pronarë në kërkim ndërkombëtarë, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Prokuroria e Posaçme ende nuk po mundej të ndalonte pagesat ditore prej më se 80 mijë euro, për kompaninë, me justifikimin komik të mosgjetjes së pronarëve. Një sekuestro e vonuar e sërish një pafuqi për t’i shkuar deri në fund.

“Veliaj i Dubait”

Nuk është vetëm histori kullash, ashtu si në Portin e Durrësit, ku Dubai investues fsheh Ramën dhe paratë e tij në ofshore, nën emra gjoja sheikësh, me një paqartësi transparence nga mos-hetimi. Mediat sociale kanë njoftuar duke bërë publike biletat e udhëtimit të kryebashkiakut për një javë “pushim-shqetësimi” në Dubai pa dhënë shkaqe zyrtare përse Veliaj ka marrë valixhet drejt këtij destinacioni, jo fort surprizë. Në muajt e fundit, Veliaj nuk ka arritur të marrë garanci as në Amerikë, ku qëndroi më se një javw e as në vise europiane, nuk i premtoi askush se mëkatet penale do të fshihen.

Po çfarë ka shqip në Dubai sot?

Ka një numër të lartë vrasësish, trafikantësh droge, personazhe të botës së krimit te organizuar e mafiozë të huaj, të cilët kanë pasur e kanë punë në Shqipëri dhe strehohen në tokën e mos-ekstradimit. Biznesmenë me siklete penale, të cilat nuk është se kanë shpërthyer tërësisht. Veliaj kë kërkon të takojë? Investitorët? Ortakë të përfolur të inceneratorëve? Mesazherë të dosjeve të Ndranghetës, qw fle nëpër arkiva të akuzës shqiptare prej tre vitesh ?! Një tjetër 100 milionë-eurosh italianëve të paqartë e dyshimplotë për ta ngarkuar sërish mbi inceneratorët?!

Të kërkuarit që mund ta lehtësojnë nga kusuret? Përse kaq gjatë e në këtë kohë kur vlon prokuroria, duke iu afruar me metra, me pamundësi kthimi për ta përballur me akuzën?!

Nuk mund të jenë valixhet e fundit të kryebashkiakut në këtë destinacion të diskutueshëm penal. Po çfarë kanë valixhet e Erionit në këtë udhëtim të beftë e të gjatë, në një vend, jo me peshë globale, por me peshë financiare, në një qytet me plot të ndaluar, të cilët punojnë si keqbërës për vendet nga kanë ikur. Teorikisht rroba dhe siklete. Praktikisht mund të dalë rrugës…!

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours