Vazhdon tensioni Kosovë-Serbi – Trupat britanike patrullojnë në kufi …

3 min read

Trupat britanike po patrullojnë kufirin Kosovë-Serbi në kuadër të një pranie paqeruajtëse të NATO-s që po forcohet mes shqetësimeve se ish-armiqësitë prej kohës së luftës mund të kthehen në konflikt të hapur pas një serie incidentesh të dhunshme në muajt e fundit.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut dërgoi qindra forca shtesë në Kosovë nga Britania dhe Rumania pas një beteje midis autoriteteve të Kosovës dhe serbëve të armatosur të strehuar në një manastir që e ktheu një fshat të qetë në veri të Kosovës në një zonë lufte më 24 shtator.

Një polic dhe tre persona të armatosur u vranë në fshatin Banjskë në atë që konsiderohet si dhuna më e keqe që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, shkruan Reuters.

Kosova akuzoi Serbinë për mbështetje financiare dhe praktike për personat e armatosur, gjë që Beogradi e mohon.

NATO ka dërguar 1,000 trupa shtesë në rajon, duke e çuar praninë e saj në 4,500 paqeruajtës nga 27 vende.

Ushtarët britanikë tani janë duke u vendosur në ndërrime 18-orëshe në kushte ngrirjeje për t’u siguruar që asnjë armë apo grup i armatosura të mos hyjnë në Kosovë.

“Aktualisht ne jemi këtu në një patrullë rutinore, e cila konsiston në kuptimin e modeleve të jetës, marrjen e inteligjencës për çdo aktivitet të paligjshëm ose të dyshimtë që më pas i kthehet KFOR-it (misioni i NATO-s) dhe më lart”, tha për Reuters togeri Joss Gaddie nga Ushtria Britanike në kufirin me Serbinë.

Gjatë një vizite të hënën në Ballkanin Perëndimor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se organizata po shqyrton nëse nevojitet një rritje më e përhershme e forcave “për të siguruar që kjo të mos dalë jashtë kontrollit dhe të krijojë një konflikt të ri të dhunshëm në Kosovë ose në rajonin më të gjerë”.

Trupat britanike po vazhdojnë të patrullojnë në kufirin Kosovë-Serbi, si pjesë e misionit të NATO-s në vend, KFOR-it. Së fundi, numrit të tyre iu shtuan edhe disa pjesëtarë të tjerë, pas tensioneve në veri.

“Reuters” ka qëndruar në veri, derisa shkruan se NATO shtoi një mijë trupa në rajon, duke e rritur prezencën në katër mijë e 500 paqeruajtës nga 27 shtete.

Sipas këtij mediumi, ushtarët britanikë po mbajnë ndërrime 18 orëshe në kushte të motit të acartë, duke u siguruar që armë e grupe të armatosura mos të hynë në Kosovë.

“Aktualisht ne jemi këtu në një patrullë rutinë, e cila konsiston në kuptimin e modeleve të jetës, marrjen e inteligjencës për çdo aktivitet të paligjshëm ose të dyshimtë që më pas i kthehet KFOR-it (misioni i NATO-s) dhe më lart”, ka thënë lejtnant Joss Gaddie, nga Ushtria Britanike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours