ANALIZA/ Pavarësia e Shqipërisë nën thundrën 34 vjeçare të George Soros …

9 min read

Nga Redi Minga –

Sot është data 26 Nëntor 2023 dhe 1 ditë na ndanë nga dita e Pavarësisë 28 Nëntor 1912 dhe 28 Nëntor 2023 .

28 Nëntori 2023 i gjen shqiptarët më të përçarë se kurrë ndonjëherë, ky 28 Nëntor do të mbetet në memorien e kombit shqiptar si dita më e zezë, si dita ku shqiptarëve nuk ju ka ngelur më asgjë, as nder e as dinjitet, as emër e as vlerë.

Në vitin 1988 në Shqipëri mbërrin delegacioni i Fondacionit Shoqëria e Hapur e George Soros, ky delegacion perbehej prej 6 anëtarësh, te cilet takohen direkt në atë kohë me Sekreterarin e parë të Komitetit Qendrore shokun Ramiz Alia.

Ardhja e këtij delegacioni, kishte për qëllim ndryshimin e sistemit politik në vend, nga ish-komunistë në një vend demokratik, ku aktorët kryesorë të politikës shqiptare duhet të ishin besnik dhe te zbatonin disa detyra shumë të vogla në shërbim të Fondacionit Shoqëria e Hapur e George Soros.

Dhe ashtu u bë, sekreterari i Komitetit Qendrore shoku Aliaj e firmosi marrëveshjen me njerëzit e Sorosit, duke i dhënë një kthesë 360 gradë politikës shqiptare në një kohë shumë të shkurtër, pra me pak fjale nga një vend ish-komunistë në një vend demokratik.

Fill pas kësaj Soros organizoi për në OKB viziten zyrtare të shokut Ramiz Aliaj, ku sic e dimë të gjithë Aliaj mbajti edhe një fjalim.

Ndiqni fjalimin e Ramiz Alisë në OKB:

Mbas vizitës së tij në OKB , Ramiz Aliaj ndryshoi sistemin politik në Shqipëri ku sic jeni në dijeni filloi emigracioni drejte Greqise si dhe futja e Shqiptarëve nëpër Ambasadat e huaja, nuk besoj se ne ate kohe ishte dhe aq thjeshtë të hyje në një Ambasadë, por Soros në atë kohë kishte rregulluar cdo gje, ku fill mbas ardhjes së delegacionit të George Soros plasi emigracioni i programuar, për shqiptarët.

Dhe ky moment i shumë pritur nga George Soros erdhi

Shqipëria filloi të rrënohej si nga ekonomia ashtu dhe nga largimi i Shqiptarëve nga Shqipëria dhe kjo u arrit shumë kollaj nga qeveria komuniste e asaj kohe.

Me futjen e shqiptarëve nëpër ambasada disa kohë më pas u krijua dhe eksodi më i frikshëm po i shqiptarëve por kësaj rradhe me rrëmbimin e anijeve të ankoruar në portet shqiptare.

A mos vallë dhe kjo ishte një rastësi?

Sigurisht që jo dhe kjo ishte në planë të parë të axhendës së George Soros, i cili kishte vite që e studionte Shqipërinë me njerëzit e saj, ku çdo gjë që ka ndodhur në Shqipëri janë projekte të George Soros dhe të menaxhuar nga politikanët e korruptuar të Shqipërisë.

Ishte Ramiz Aliaj ai që e futi George Soros në Shqipëri, dhe këtë askush nuk ka guxuar ta thotë , askush nuk është shprehur nëpër rrjetet sociale apo në media se Soros kishte kohë që ishte në Shqipëri por kjo gjë nuk i kishte rënë në sy askujt, edhe atyre që kanë ngritur zërin kundra Sorosit, por edhe ata që kanë punuar për të nuk kanë treguar një të vërtetë të madhe, ku shqiptarët do ishin të informuar, por folën kur ju prekën interesat e tyre vetjake dhe dalin sot e cicërojnë si bilbila të mundur kur vetë e kanë pranuar që kanë qenë pjesë të fondacionit shoqëria e hapur e George Soros.

Dikush mund të thotë që Soros në Shqipëri u fut kur edhi Basha me Ramën në politikë, jo nuk është e vërtetë. GEORGE SOROS ka qenë në Shqipëri sic e theksova dhe më lartë rreth viteve 1988-1989 dhe deri më sot që është bërë pronari i Shqipërisë.

Ka disa nga ata që flasin e flasin nëpër media sikur Soros ka kapur politikën shqiptare, po si mund ta thuash një gjë të tillë kur ishte vetë Soros ai që këtë klasë politike që ka 30 e ca vite që luan me ne e ka ndërtuar vetë që në kohën e Ramiz Alisë.

Shqiptarët janë njerëzit më të dobët nga memoria:

Askush nga ju nuk besoj se e mban mend se kush hyri e kush doli në Shqipëri rreth viteve 1990 – 91 e me tej, ju mund te mbani mend vetëm vizitën e sekretarit amerikan të shtetit James A. Baker, ku rreth 300,000 shqiptarë që brohorisnin “SHBA! SHBA!” ku te gjithe ishin ngjeshur në sheshin kryesor të Tiranës për të dëgjuar fjalën e sekretarit amerikan të shtetit, i cili deklaroi se “liria funksionon” dhe i nxiti të vazhdonin përpara me rrugën drejt demokracisë. Kjo ishte vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në vendin e vogël ballkanik, ku Shqiptarët ishin lënë të izoluar për më shumë se katër dekada vërshuan të rrethonin me gëzim autokolonën e sekretarit Baker, aq te lumtur ishin sa puthnin kofanon e dritaret e makinës dhe lëshonin lule drejt saj. Ne ate kohe Amerikanët nuk ishin të kapur nga George Soros, pasi në atë kohë Soros nuk kishte dhe aq fuqi ose më saktë nuk i kishte ngulur akoma thonjtë në Shtëpinë e Bardhë ashtu sic i ka ngulur sot.

Sot po të kthejme kokën pas rreth viteve 1989 – 1990 do t’ju hapet memoria e trurit dhe do të hulumtonit pak për keto vite të para të pseudo pluralizmit në Shqipëri, ku nje ndihmese te madhe dhane njerezit e Sorosit.

Po ju jap nje shembull: po e mbani mend në Shqipëri ekonomia fill pas vdekjes se diktatorit Enver Hoxha shkoi ne gremine

Shqiptarët filluan të vepronin si Rusët e Stalinit ku merrni ushqimet me tollona, industria, bujqësia, dhe çdo qelizë e ekonomisë shqiptare po vdiste dita ditës.

Po kjo nuk ju habit ndopak nga se erdhi?

Shumë kush nga ju mund të thotë se vendi ishte në një krizë të thellë ekonomike ku diktatura e Enver Hoxhës e la Shqipërinë në varfërinë më të madhe, por pyetja që bëhet sot është, çfarë na ofruan të huajt kur ndryshoi sistemi, cilat qenë kontratat që bënë me qeverinë e asaj kohe që të zhvillohej ekonomia shqiptare? Asnjë mbështetje nuk pati Shqipëria nga të huajt përveçse emigrimin e shqiptarëve.

Në Shqipëri nuk pati ndonjë dyndje investitorësh të huaj përveçse trupave diplomatik kur një ndër ato ishin dhe njerëzit e Sorosit, të cilët duke studiuar situatën arritën të ngulin thonjtë në tokën shqiptare.

Ishte pikërisht George Soros ai që e çoi Shqipërinë në greminë duke e varrosur dita ditës nga pak.

Le të japim disa shembuj se mbase ju kujtohen:

1) Kush i krijoi Firmat Piramidale
2) Kush e shkatërroi Bujqësinë
3) Kush e shkatërroi Industrinë
4) Kush e shkatërroi Blegtorinë
5) Kush e shkatërroi Arsimin
6) Kush e shkatërroi Ushtrinë – Policinë
7) Kush e shkatërroi brezin e ri shqiptar
8) Kush e dogji Shqipërinë etj etj

Të gjitha këto a mos vallë u bënë vetë apo qe një dorë e mbinatyrshme dhe i realizoi të gjitha këto, që janë vetëm një pjesë e vogël e dëmit të Shqipërisë.

Ishte kjo klasë politike që ka 30 e ca vite që ka luajtur me fatet tona, janë po ky llum i shoqërisë shqiptare që po ju bën cirk duke ju përdorur si njerëz injorantë, pa dinjitet e pa atdhe.

Kur në 2013 erdhi në pushtet palaçua i George Soros Edvin Rama shumë shqiptar fluturuan mbas tij sepse majtistët për të mashtruar ja fusin dhe vetë djallit.

E çfarë ndryshoi në Shqipëri me ardhjen e dallaveraxhiut Edvin asgjë përveçse vjedhje dhe vetëm vjedhje, kapën çdo gjë futën duar në të gjitha ligjet duke i ndryshuar sipas qefit, realizuan dhe skenarin e zhdukjes së gjoja Opozitë që për mua ka qenë dhe është bashkë autorja e këtij krimi të madh që ka ndodhur dhe po ndodh në Shqipëri

Sot ky 28 Nëntor 2023 nuk do festohet më nga Shqiptarët por nga Afrikanët Skllevër që po sjellë Edvini në Shqipëri, sot është e kot të flasim për Patriotë sepse për mua të gjithë janë palaço për një pozicion politikë por sipas oreksit të tyre, pasi këta palaço gjoja Patriotë sic është dhe klyshi më i ri i Fondacionit Soros Adriatik Lapaj luftojnë për para e pushtet, punojnë për shkatërrimin e Shqipërisë, prandaj ju them këtyre palaçove Patriotë, ik e pirdhuni se boll na çat trapin me blablablat nëpër rrjetet sociale e nëpër media, se lufta kundra George Soros nuk bëhet me të lehur e me të treguar më kanë arrestuar e më kanë përdhunuar por me të vepruar, apo jeni duke pritur përsëri Berishën që të bëj ndonjë 7 korrik të dytë si Ilir Meta që bëri protestën përpara Presidencës dhe i bënte gjoja shantazh Ramës.

Shqiptarët sot dy rrugë kanë:
O të mbrojnë Atdheun e tyre
Ose të pirdhen e të mos lehin më Rama ik Rama ik, se po ikin më shumë vetë sesa po ikën Rama për vizita nëpër botë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours