OPINION/ Formulari SKy-Ecc-Matrix, vrasës për Ramën Ballën, Olsin, ministra, deputetë …

4 min read

Nga Basir Çollaku –

De skay-zimi politikës drejtësisë, pushtetit lokal, administratës, biznesit, medies, nuk është më në dorën e përdoruesve. Po-të apo jo-të e tyre, nuk tjetërsohen nga vullneti. Kopja nuk e mund origjinalin.

Përpjekja anemike propogandistike, u shfaq me deklarimin e ministrit të brendshëm Taulant Balla. Sipas tij, nga e hëna, oficerët e policisë do të plotësojnë një formular vetëdeklarimi, nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacioneve të koduara Sky Ecc.
Po përse vetëm Sky dhe jo Encrochat e Matrix? Pse kaq kursimtar?!

Përse vetëm policia?!

Komedi e zezë. Dredhi diversioni. Përpjekja për të blerë gjashtë vite të së shkuarës, 2015- mars 2021, tashmë të zbardhura, është njëlloj si ti vësh ashensor banesës njëkatëshe. Kjo shpezë leksikore e ministrit, do të ketë bërë të qeshin shumë ambasadorë në Tiranë. Ky ka ujkun, listën e përdoruesve në polici dhe kërkon gjurmët, vullnetarizmin e pohimit të tyre. Njëlloj si me vetingun e policisë, të lënë udhëve nga lobingjet e grupeve kriminale, për të mbajtur njerëzit e tyre nëpër zyrat e duhura. Shërbim me pagesë.

Apo njëlloj si me sallatën e rëndë penale të TIMS, bërë nga ndërhyrja me regji të ministrit Balla.

Historia e pastrimit nis ndryshe.
Ajo fillon me deklarimet nga lart. Konkretisht:
Unë Edi Rama nuk kam ose kam pasur akses në Sky Ecc
Unë Taulant Balla nuk kam pasur ose kam pasur..

Unë Ulsi Mania nuk kam pasur ose kam pasur. Sepse ministritë e drejtësisë e të brendëshme janë institucionet kryesorë në këto komunikime me partnerët. Ata janë edhe emërues policësh e funksionarësh drejtësie me ndikimet jo të pakta. Ta nisin.

Unë ministri, deputeti, bashkiaku, kam pasur ose nuk kam pasur.
Unë Prokurori i Përgjithshëm..
Unë kryetari i Gjykatës Kushtetuese..
Unë kryetari i Gjykatës së Lartë..
Unë kryegjykatësi i rrethit, kryeprokurori i rrethit..
Unë prokurori, gjyqtari, funksionari i drejtësisë, KPK, KPA, KLGJ, KLP, ILD, nuk kam pasur apo kam pasur.

Më tej meseleja vazhdon gjatë në zanate të tjera në biznes dhe medie.

Balla dhe ministri i drejtësisë Mania, KM Rama, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dinë mjaft mirë se mbi 300 oficerë policie kanë pasur akses në këto aplikacione dhe telefona me pagesë e të kriptuar. Kjo ngjan si një tender. Kë të lëmë e kë të nxëmë. Po mirë është të ftojë dhe Ard Veliun të plotësojë fornularin se merakoset nga mosftesa.

Kur të sajoni formularin mbajeni një sy nga Franca, Belgjika, Holanda. Jo për gjë, po të prishin skedinën ata, me origjinalin e materialeve. Madje prokurorët firmëtarë të dosjeve të mbërritura e tjerave të pritshme do të qeshin nga nisma e mëkatarëve për vetërrëfim të kontrolluar.
Përtej faktit dëshmues nëse kanë pasur apo jo telefona të tillë këtu kemi edhe një skemë bartëse të një rreziku të ri.
Francezët, belgët, hollandezët, i sollën. Do të sjellin shumë të tjera. Duart e SPAK do të thonë kush kishte, çfarë bëri, ku u përfshi. Këtu ka një shteg jo plot të ndriçuar. Edhe aktualisht janë harruar të publikohen e përfshihen nëpër dosje disa komunikime kompromentuese për ministra e pushtetarë. Ndonëse janë tek origjinalet. Kjo nuk justifikohet me një kohë shtesë, apo procedim penal më vete. Kur të hapen formularët çojini nga një kopje të plotësuar, francezëve, belgëve, hollandezëve. Algoritmi i gatshëm është si makina e të vërtetës. Ju zbardh në pak minuta. Të presim kush do ta plotësojë formularin e parë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours