Netanyahu: Vazhdon dërgimi i municioneve të nevojshme nga Joe Biden, i cili sheh interesa të përbashkëta si ne …

2 min read

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi të shtunën se administrata amerikane “vazhdon të dërgojë municionet e nevojshme” për Izraelin për luftën e tij në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Netanyahu u prononcua për mediat në Tel Aviv, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe anëtarin e kabinetit të luftës Benny Gantz.

Duke theksuar se kanë “bërë përpjekje diplomatike shumë intensive për të mbrojtur dhe siguruar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara” që nga dita e parë e sulmeve të Izraelit në Gaza, Netanyahu tha:

“Shtetet e Bashkuara, të udhëhequra nga miku ynë i dashur Joe Biden, shohin interesa të përbashkëta me ne. Ai dërgoi në mënyrë speciale për ne aeroplanmbajtëse, nëndetëse dhe marinë. Vazhdon të dërgojë municionet e nevojshme”.

Duke thënë se “ka pasur një presion të jashtëzakonshëm kundër Izraelit brenda Shteteve të Bashkuara dhe në gjithë botën në javët e fundit”, kryeministri izraelit deklaroi se kanë arritur “t’i shmangin dhe anashkalojnë” disa nga këto presione ndërkombëtare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours