Hausmeister Asllani nga Kosova dhe puna e tij me emigrantët e Cleebronn …

4 min read

Nga Redaksia –

Shumë kush nga ju mund të habitet me artikullin që ne po ju ofrojmë sot, dikush mund të pyesi i habitur çfarë informacioni është ky dhe për çfarë na intereson ne si lexues.

Ne si redaksi mendojmë se ky artikull ka një domethënie shumë të madhe sidomos për ne shqiptarët, sepse tregon veprimtarinë e një shqiptari nga Kosova i cili jeton e punon prej shumë vitesh në Gjermani, dhe pikërisht në Helibronn një qytet ku si të gjitha qytetet në Gjermani bie në sy prezenca e shumë emigrantëve të cilët akomodohen në vende të ndryshme në rrethinat e saj.

Dhe një ndër këto është dhe shtëpia e emigrantëve në Cleebronn ku menaxheri i saj është zoti Sahit Asllani, në Cleebronn ka pasur dhe ka edhe sot emigrantë nga Shqipëria, të cilët për arsyet e tyre kanë kërkuar azil.

Ajo që na frymezoi më shumë për të realizuar këtë artikull ishte një botim i një reportazhi bërë në një nga gazetat gjermane Seit Fùnf ku tregon punën e pa lodhur të menaxherit të shtëpisë së emigrantëve në Cleebronn zotit Asllani, në reportazhin e kushtuar zotit Asllani dhe kolegëve të tij të suksesshëm në menaxhimin e emigrantëve që vijnë pa pushim në Gjermani tregon se si në vitin 2016 gazeta gjermane është munduar të informoje lexuesit e saj me punen dhe sakrificat qe kryejne Menaxheret e shtepive ku jetojne emigrantet te cilet nen survejimin e menaxhereve si dhe ne drejtimin e zoti Dieter Bordon një zotëri me shumë përvojë në lidhje me emigrantët ku verehet qartë serioziteti dhe korrektësia e tij si drejtues vihet re menaxhimi i sukseshem i punes se tyre.

Me poshtë eshtë reportazhi i gazetes gjermane:

Të menaxhosh emigrantët nga shtetet e ndryshme nuk është dhe aq e lehtë, dikush mund të thotë po ju ku e dini, se sa e vështirë është.

Sigurisht që e di sepse edhe unë jam një nga shumë emigrantët shqiptarë që ndodhen sot në Gjermani, zotin Sahit Asllanin unë e njoh personalisht gjithashtu njoh dhe kolegët e tij që menaxhojnë shtëpitë e emigrantëve në Cleebronn si dhe rrethinat ne Helibronn, jam munduar te ofrohem me miqte e zotit Asllani sidomos me një nga kolegët e tij që njoh më shumë dhe qe une kam shumë respekt dhe ai eshtë zoti Peter Obländer i cili eshte nje nga bashkepuntoret me te afert te zotit Asllani, ajo qe me ka rene ne sy te zoti Peter eshte serioziteti i tij për punën pa harruar dhe humorin e tij pikante.

Peteri eshte nje nga miqt me te afert qe zoti Asllani ka sot ne ambientet e tij te punes se ku sigurisht dhe une kam krijuar afrimitetin e përkryer me zotin Peter Obländer ku edhe takohemi sipas mundesive dhe pijme ndonje kafe se bashku.

Në të gjitha punët që kryen zoti Sahit Asllani ajo qe te bie ne sy eshte durimi, serioziteti dhe respekti qe ai ju ofron emigranteve, edhe pse ka nga ata emigrante qe nuk japin ate qe marrin prej tij respektin, gjithsesi Asllani eshte njeri qe nuk para mban meri me emigrantet pasi statusi i tij eshte te ofroje me te miren e mundshme nga puna e tij.

Ne kete artikull u mundova t’ju tregoja se shqiptaret gjithmone kane shkelqyer dhe do shkelqejne me punen e tyre te drejte dhe te ndershme ashtu sic eshte dhe zoti Sahit Asllani nga kosova i cili me ndershmerine dhe punen e tij te palodhur ka fituar respektin e kolegve te tij si dhe te eproreve te tij gjermane.

Ky pra ishte ish-emigranti nga kosova i cili sot pret e percjelle shume emigrante nga vende te ndryshme te botes qe mberrijne ne Gjermani dhe qe zoti Asllani dhe koleget e tjere kujdesen per ta duke i akomoduar neper shtepit e azilkerkuesve në rrethinat e Helibronn dhe sidomos ne Cleebronn ku zoti Asllani e menaxhon prej shume vitesh.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours