ANALIZA/ Ruleta ruse e amerikanëve, ndaj politikës shqiptare …

8 min read

Nga Basir Çollaku –

Ky do jetë mandati im i fundit, pastaj do të tërhiqem… Veliaj duket se ka nisur të shqetësohet seriozisht. Politika shqiptare është e dorëzuar. Eshtë zënë në kurthin e së shkuarës, të sotmes. Në batakun e ortakërisë me krimin dhe mafian. Në investimet brenda e jashtë vendit. Në abuzimet e shfrenuara korruptive. Në pastrimin e parave të vjedhura. Në grackën e pazareve të memorizuara nga autoritete jashtë kontrollit të tyre. Në mazhorancë, dy janë emrat në krah dhe përballë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Rreth tyre , sipas interesave për nesër, rrestohen duke këmbyer krah nga luhatet peshorja, aktorët e rradhës së dytë. Ata e luftojnë njëri-tjetrin pas shpine në Shqipëri e më tepër në USA, ku burojnë vendimet delikate. Opozita vjen me terren të kaotik, duke mos ofruar shpërthimin e duhur, e kontraktuar vende vende.

Prokuroria e Posaçme ka marrë doza të thella politike, sepse prej muajsh, ka nisur përballjen e pashmangshme me politikanët e çdo rangu. Ndaj u krijua. Poeti i madh Gjergj Fishta thoshte dikur se, si me hiri e pahiri, shtatë herë në ditë gabon ma i miri. Ndaj ky marzh gabimi është edhe ndër prokurorët. Ka shenja të dukshme, se si me prova, e si pa prova, ata duan të shkojnë në fund, pastaj të kthehen e gjejnë diçka në fillimin. Koha nuk u premton për misionin e pazakontë. Si në qarkullim. Tejkalon shpejtësinë, shkel rregullat, semaforët, parakalimet, të mbërrish më herët në adresë.

Kështu e nisën me ish-kryeministrin Sali Berisha me një akuzë të pahasur më parë. Hetim vendimesh kolegjiale, me shkelje proceduriale të dhunshme, duke krijuar precedent aspak kushtetues.

Kjo mund të vazhdojë për qeverinë aktuale. Janë minnistrat Bode, Ruli, Imami, Oketa, dëshmues se vullnetlirë kanë propozuar e vendosur për ligje e vendime qeverie. Sot janë pjesë e heshtjes së dosjes. Lexohet se mesazhi është politik, diplomatik, i koduar në jo pak raste. Populli thotë në kësi rastesh, si të sillesh… Duhej një dosje për të e për disa. U bë. Kështu u formatua renditja e detyruar. Rradha ftoi Ilir Metën, ish-presidentin, në herë të përsëritura për të dëshmuar. Palët janë të kujdesshme, duke dyshuar gjithnjë për veprime të pakujdesshme, sipas prodhimit të hetimit. Hermetizmi i akuzës vetëm rrit misterin.

Zonja Kryemadhi është ftuar të dëshmojë, për kallzimet e saj por edhe të të tjerëve ndaj saj, si drejtuese partie. Fatmir Mediu është rikthyer në hetim për të disatën herë, tek Gërdeci para 15 viteve. Lulzim Basha, hetuar për rrugën e Kombit, lobingjet e Partisë Demokratike në USA dhe denoncimin për Toyota Yaris, ku u sekuestruan miliona euro. CEZ DIA ka shumë emra. Hetuar shumë herë, pushuar po aq. Rikthimi kërkon tjetër kurban. Prokurorët zërë se e kanë lajmëruar. Shpesh ata ndajnë mendjen fundjavave. Ilir Beqja ka katër vite sheh lajmet, e ngre veshët për trokitje në derë, por nuk mungon as turizmi i tij hetimor. Dikush e ushqen me shpresë ciklopike. Sheri mes prokurorëve për arrestin e tij ka anuar nga liria deri më sot. Damian Gjiknuri pas vizitave në rritje në Prokurori, i kujton Edi Ramës, se nuk do jetë aq e kollajshme me të, sa me Arben Ahmetajn, duke ditur se çfarë kanë ndarë, e fshehur së bashku.

Ndonëse kujtimet e sjellin gurunë indian, një histori jo thjesht sekti fetar. Më pas biznesmenët indianë të arratisur me 800 milionë euro, të rehatuar si investitorë në Shqipëri, duke lulëzuar biznesmenë me hije. Ndaj kujdes, se i njëjti litar mund të tërheq dy e më shumë vetë. Ish-zëvëndësi i Ramës nga Zvicra, njeriu dijenisë së çdo qindarka formale e informale se nga ka dalë e ku ka shkuar, duket se ka përcjellë reshje dosjesh të dendura në SPAK, për të “dashurit e tij armiq” Rama dhe Veliaj, ku inceneratorët zënë vendin e parë.

Taulant Balla mund të jetë rast gines për akuzat rënduese ndaj tij. Për përgjime si përfshirje në Toyta Yaris, biznesmenit gri Mond Bego, telefonata e përgjuar me Suel Çelën për 3 milionë euro pagesë elektorale në 2017, sipas denoncimit të oficerit të policisë Nuhu, përgjimet e asgjesuar për vrasjet e Çapjave, dyshimet për biseda me autorë të dyshuar e minsitra. Masakra e sistemit TIMS duke refuzuar ndihmën amerikanë të alarmuar për mosveprimet hetimore. Dhe të tjera mundësi të pritshme nga partnerët. Engjëll Agaçi nuk ka mbetur pa u thirru në hetime të bëra, jo vetëm për 17 vendime qeveri në një ditë. Apo mesazhet e tij ndaj Becchettit të rrijë urtë me qeverinë, sollën rezultat 110 milionë euro gjobë shqiptarëve.

Olta Xhaçka investitori-ja, strategjike, me të pathëna strategjike rreth investimeve të tjera me biznesmenë e pushtetarë vendorë nëpër Tiranë. Pronat ushtarake dhënë biznesmenëve. Tendera të ushtrisë. Historia e rëndë me marrëveshjen e detit me Greqinë për zonën naftëmbajtëse, labirinthet e dosjes 41 në Ministrinë e Jashtme, qokat këshillimore të Tony e Cheir Blair në shuma dyshifrore miliona euroshe. Belinda Balluku në shumë investime në objekt hetimi, mund të kenë çuar në një hetim pasuror edhe për zëvëndësen e Ramës. Sajmir Tahiri e Fatmir Xhafa janë e kanë qenë në hetime pasuror në kuadër të ligjit antimafia. Xhafa, me ndikim të rënduar në procesin e vettingut, me vëllanë e dënuar për trafik ndërkombëtar droge, kishte në një periudhë të gjatë dhëndërrin në zyrën lejedhënëse për ndërtimet në Bashkinë e Tiranës.

Ura lidhëse me Veliajn jo vetëm për politikë. Shumë nga këto leje janë në hetim nga Prokuroria e Posaçme për dyshimet e antimafias italiane, ku janë sjellë disa fashikuj në vitin 2020 për njerëz të Ndranghetas. Njëri është procedimi nr 17. Ndërkohë, bashkiakë, funksionarë drejtësie, drejtorë policie dhe administrate janë me shumicë nëpër dosje. “Metamorfoza” është kapitull dërrmues. Nis me 330 oficerë policie, e shpërndahet në parlament, drejtësi, qeveri, biznes, medie.

Javët USA e Kanadeze të Ramës e Veliajt

Javët amerikanë dhe kanadeze të kryeministrit Edi Rama e kryebashkut, Erion Veliaj, në dy muajt e fundit nuk kanë qenë qetësuese. Përkundrazi. Të dy të pushtetshmit e partisë së gjithë pushteteve, kanë mësuar se u është pakësuar koha në dispozicion. Koha për të mbrojtur veten, ortakët e zinj, ato gri, vartës, bashkëpunëtorë, kundërshtarë.

Ky do të jetë mandati im i fundit, pastaj do të tërhiqem… nga ..politika???? Ka qenë një deklarim i butë i Erion Veliajt, në një mjedis diplomatik gjatë vizitës së tij javë më parë në Kanada?!?!?. Më herët kishte zhvilluar një javë amerikane në përpjekje për të marrë mbrojtje mosndëshkuese, apo mundësuar ndonjë dalje të butë nga sikleti i pashmangshëm hetimor. Garancitë nuk u morën. Duket se inceneratorët nuk djegin vetëm mbetje. Ata po djegin miliona euro taksa publike. E nuk do të lënë pa nxjerr tym dhe kryebashkiakut lejues të këtyre djegieve të paligjshme.

Edi Rama triumfin leksikor në OKB nuk e zgjati në rrëfimin në aeroport përballë njerëzve federale FBI duke dhënë dijeni për arsye hetimore, për historinë e korruptimit të drejtorit kundërzbulues Charles McGonigal, e shumë mistere të tjera. Janë zbuluar biznese shtetarësh shqiptarë në SHBA dhe Evropë, Angli, e vise të tjera parajsash fiskale, mbuluar në emra të tjera, e histori ofshorësh. Rama ka hallin e oborrit familjar, ku kryeson i vëllai Olsi, emrat e të cilëve janë dendur nëpër punë jo transparente dhe të shumëdyshimta në raport me ligjet vendase e të huaja. Tani për të dalë nga rrethi duhen taksa politike e financiare. Të gjithë kërkojnë kohë, marrëveshje, falje, gadishmëri bashkëpunimi, shitje të njeri-tjetrit.

Gati të shesin Shqipërinë tre herë për hallet e rëna përsipër. Presidentë, kryeministra, ministra, kryepartiakë, kanë përdorur lobingjet si garanci fundshpine në karriket publike. Kjo për të marrë bekime amerikane, evropiane, e më pas shqiptarëve ua kanë gjetur dermanin, duke flirtuar me lindjen e me dreqin. Ky është korrupsion diplomatik. Diplomatët pëshpërisin mes tyre e të njohurve në Tiranë se janë 300 të padëshërueshëm. Ka aty me shumicë, politikanë, kuvendarë, bashkiakë, njerëz të drejtësisë, biznesmene, mediatikë, por heshtja e mosthënia e listës së plotë, ka fituar deri më sot.

Koha për të folur, ndëshkuar, larguar. Megjithëse drejtësia nuk është bërë, Shqipëria duhet Ribërë domosdoshmërisht. Nga shqiptarë sigurisht…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours