Avokati: Sot një tjetër fitore e bukur kundër qeveriut nga studio jonë ligjore Aga & Goxhaj Law firm …

2 min read

Nga Avokati Altin Goxhaj –

Qeveria në kuadër të Axhendës së Shpopullimit dhe PLANdemisë, pushoi nga puna në Nëntor 2020 mjekun e mirënjohur Genc Struga për ti mbyllur gojën kundër denoncimeve që ai po i bënte protokolleve të gabuara të Qeverisë përgjatë PLANdemisë! Sot Studio jonë Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm (Av Altin Goxhaj dhe Av Erald Aga) fitoi gjyqin 🙂

Gjatë PLANdemisë, QSUNT pushon nga puna mjekun neurolog Z. Genc Struga. Kujtojmë që mjeku doli publikisht kundër masave që po merreshin për menaxhimin e pandemisë dhe që protokollet e covid ishin të gabuara.
Pas më shumë se 2 vjet e gjysëm në gjykatë, sot gjykata i dha të drejtë mjekut neurolog specializuar në “Stroke” dhe konstatoi që pushimi i tij nga puna ishte pa shkaqe ligjore.
Beteja ligjore në gjykatë ishte e gjatë, sfiduese dhe shumë e vështirë duke qenë se përballë nuk ishte thjeshtë QSUNT por ishte i gjithë aparati shtetëror kundër mjekut por ne si Studio Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm me Avokatin Erald Aga dhe Avokati Altin Goxhaj nuk u dorëzuam kurrë, por zbërthyem me prova dhe fakte, arsyetim ligjor ashtu siç bëjmë me çdo klient që na beson çështjen e vet duke e fituar betejën e stëgjatë që në Shkallën e Parë 🙂
Gjths ajo që nuk na gëzon aspak është se Mjeku i mirënjohur Struga është zhvendosur i detyruar në Britani ku punon në një nga spitalet më të mira atje sepse atje vlerësohen profesionistët e nivelit të lartë!!! Kjo është prova më e mirë se sa fake dhe çfarë manipulimi me të vërtetën është Ligji i Qeveriut për ti mbajtur peng studentët e mjekësisë ndërkohë që po dëbon mjekët më të mirë të Shqipërisë!

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours