Pyetja e munguar ndaj Macron në Tiranë, e qindra mijë përgjime të zbardhura …

5 min read

Nga Basir Çollaku –

Zoti president Macron, drejtësia francezë, saktësisht një prokuror francez drejton ekipin e madh hetimor, ku janë edhe belgë, holandezë, e të tjerë, për dosjen e quajtur “Metamorfoza”. Qindra mijëra faqe, shifër që po mbërrin në një milionë, kanë mbërritur si dosje deri tani në Tiranë, për mijëra përdorues të shumëpushtetshëm fashikujsh hetimorë. Prokurorët kanë ngritur akuza për krimin e organizuar dhe pushtetarë qëndrorë e lokalë, biznesmenë shqiptarë, si dhe njerëz të rëndësishëm të botës së drejtësisë së vendit tonë, të kapur bashkë në paligjshmëri kriminale.

A ju kanë vënë në dijeni drejtësia e vendit tuaj dhe agjencitë e zbatimit të ligjit se Tirana zyrtare ka këto telashe të mëdha me drejtësinë tashmë ndërkombëtare?! ! Dhe nëse po cila sipas jush është së paku përgjegjësia morale dhe politike e kryeminstrit Edi Rama, në krah të të cilit jeni?

Faleminderit.

Për interest e vendit tonë, këtë pyetje të përafërt, mund tia drejtonte presidentit francez. cilido koleg, për ta shfrytëzuar mundësinë tej servilizmit e porosive të pushtetit. Pyetjet e duhura dhe të vërteta, janë gjithnjë e më tepër një ndalesë e kushtëzim në konferencat shtypëse për shtypin, ku fjalitë e kontrolluara mbërrijnë në vëshët e publikut përherë e më shumë nga guzhina kryeministrore. Presidenti francez, Emanuel Macron, në vizitën e tij në fundsamit, me 16 dhe 17 tetor, ndër të tjera doli në një konferencë të gjatë shtypi me kryeministrin Edi Rama.

Përpos një kaosi për qëndrimet ndaj Kosovës, e mbështetjen për biznesin e vendit të tij, kreu i Francës iku më pak i pëlqyer se sa erdhi. As në faqen zyrtare të presidencës së tij, nuk gjendet asnjë fjali e vetme si njoftim për vizitën zhurmëmadhe në Tiranë. U thanë arsye të shumta nga sejmenët e Ramës, për axhendën antiterror të Macron, ndonëse ai gjeti kohë edhe për të parë një ndeshje argëtuese sportive në një finale kupe gjatë mungesës së lajmëruar.

Përtej kësaj

Dosja më e madhe e këtij vitit dhe vështirë të konkurohet edhe më vonë, është “Metamorfoza” ethet e së cilës kanë prodhuar ngjarje të rënda në Shqipëri. Një kompani amerikane, ku njëri prej pronarëve është arrestuar dhe esktraduar në USA, e tjetri gjendet ende në kërkim, e licensuar në Kanada me një server në Francë, e kapur gafil nga inxhinerë teknologjie belgë, e ndihmuar financiarisht nga drejtësia holandezë, janë tashmë ekipi hetimor në numra e angazhim, tej parashikimeve në Evropë.

Partnerët i kanë sjellë Prokurorisë së Posaçme një pafundësi materialesh të zbardhura.

Janë dy procedime të deritanishme rasti i Shkodrës me Bajrët, Pëllumb Gjokën, prokurorë e drejtues policie të përfshirë, si dhe tjetra në Durrës për Plarent Dervishin, Rrajat, për trafik droge, e vepra të tjera të rënda, ndonëse edhe ato kanë fraksione për të shkuar deri në fund, sipas dërgesave të mbërritura. Sekëlldia ka kapur shumë njerëz në Tiranë, në qeveri, parlament, bashki, polici, prokurori, gjykata, të të gjitha niveleve, institucionet e reja të reformës në drejtësi, me KLP, KLGJ, KPK, KPA, MEDIE, ndaj angazhimi e investimi i tyre i madh e i përbashkët, është të mbeten nëpër arkiva e mos rrezikohen karriket e tyre publike, ku merren vednim të shumta në favor të të pandehurve të njohur e të munguar.

Prokuroria e Posaçme ka ngarkesë të jashtëzakonshme, por rreziku është se brenda saj, ka elementë, të cilët mund të dremisin për arsye jo ligjore. E këtu përfitues mund të qëllojë të jenë aktorët e “Metamorfozës” nga vitit 2015 deri në mars 2021, kohë e sekuestruar e materialeve, mbi të cilat po zbardhen ngjarje tronditëse. Luanë, tigra, kunadhe, sorkadhe, ujqër, hyena, e shumë kafshë të Pyllit Kriminal, nuk janë duke pritur kur mund tu dalë emri, janë duke punuar me çdo mënyrë e mjet jodemokratik mos të dalin të fshehtat. Edi Rama e ka dhënë vendin me koncension.

Kemi një PPK këtë herë, jo PPP, kreu mazhorancës ka krijuar një Partneritet Publik Kriminal.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours