VIDEO/ Studiuesi dhe drejtuesi i Arkivave, Ardit Bido paditet për shpifje, por prova që ka e gozhdon Fredi Belerin …

2 min read

Kryebashkiaku i zgjedhur (por i pa betuar) i Himarës, Fredi Beleri ka paditur për shpifje studiuesin dhe drejtuesin e Arkivave, Ardit Bido, mësohet se Bidos i është kërkuar që më datë 9 Nëntor të paraqitet në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës.

Për shkak të deklarimeve të tij në media, për tentativat e Greqisë për të ndikuar zonat në kug të vendit, Fredi Beleri ka vendosur të padisë studiuesin e njohur.

Ardit Bido ka publikuar javët e fundit disa të dhëna shkencore dhe faktike, për planin për greqizimin e jugut nga Qafë Bota në Llogara dhe tentativat që po bëjnë fqinjët për të shtuar numrin e grekëve në Himarë e Konispol, në të dhënat për censin e popullsisë 2023.

Këto fakte dhe të vërteta, mesa duket kanë vënë në lëvizje Fredi Belerin dhe të tjerët, të cilët zyrtarisht kanë depozituar padi për shpifje në Gjykatën e Tiranës.

Megjithatë, Ardit Bido thekson se ai nuk trembet dhe do të qëndrojë përherë te faktet. Studiuesi ka publikuar një dhe një video të shumë viteve më parë, kur policia greke ka arrestuar Fredi Belerin, shtetasin e zgjedhur kryebashkiak të Himarës.

Fredi Beleri ndodhet në qeli prej 12 Majit 2023, i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, pasi akuzohet se ka premtuar dhe dhënë para (sipas akuzës) për blerjen e votave në favor të tij. Pavarësisht se ndodhej i arrestuar, Beleri u shpall fitues, por nuk është betuar.

Ndiqni videon:

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours