VIDEO/ Drenicës le mundin, sakrificat dhe meritat nuk ja njohën por duan ti marrin dhe këngën “Çou Adem”…

2 min read

Është e dhimbshme kur mendon se Drenicës le mundin, sakrificat dhe meritat nuk ja njohën por duan ti marrin dhe këngën që Qazim Beka nga Drenica e këndoi për herë të parë në stadiumin e Prishtinës më 5 Mars 2001 …

“Mora fjalë”, sot kjo këngë dëgjohet më së shumti nga shqiptarët sa herë që vjen Epopeja e UÇK-së, e së fundmi edhe në stadiumin e Shqipërisë kënduar nga mijëra tifozë sa herë që luan ndeshje Kombëtarja Kuq e Zi e cila ka ngritur një çështje tjetër se kush e këndoi i pari, Shkurte Fejza apo dikush tjetër…

Shqiptarët të gjithë e njohin si kënga e Shkurte Fejzës, por në fakt nuk është e saj por e këngëtarit nga Drenica, Qazim Beka ai i cili e ka kënduar për herë të parë më 5 mars të vitit 2001, e ku kënga atë kohë mbante emrin “Çou Adem”.

Videoja e mëposhtme tregon më së miri momentin kur kënga “Mora fjalë”, në atë kohë “Çou Adem”, këndohet për herë të parë në përvjetorin e lavdishëm të Epopesë dhe sakrificës së Jasharajve në krye me Komandantin legjendar, Adem Jashari.

Dëgjojeni momentin kur u këndua kënga e njohur “Mora fjalë” nga Qazim Beka, vetëm tre vjet pas rënies heroike të Jasharajve

https://youtu.be/8QQRaktCuwI

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours