ANALIZA/ SPAK të hetojë, e jo të punojë në bashkinë e Tiranës …

5 min read

Nga Basir Çollaku –

Dosja e Inceneratorëve është kthyer çuditërisht në dosjen ”Ahmetaj”, duke bashkuar të tjera çështje, të palidhura me objektin, akuza në ngarkim të tij, e duke harruar shumë të pandehur, të cilët gjezdisin nëpër ministri, kryeministri, bashki. Një tjetër akuzë për shpërdorim detyre e cila hetohet më vete si mjaft shpërdorime të tjera të minsitrave e bashkiakëve. Ndërkohë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 6.8 vite burg ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, aq sa Klodian Zoto dheMirel Mëtrtiri ndërsa Bllako 2.8 vite pafajësi për Elbasanin e fajësi për Fierin.

Ndarja në shumë episode, mosbashkimi të tre praktikave të djegësve, në një procedim të përbashkët, atë të Elbasanit, Fierit, Tiranës, shpërndarja e hetimeve për shumë të pandehur në çështje të ndryshme, ka qenë mekanizmi teknik i Prokurorisë, për të shmangur akuzën e organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal, ashtu siç përcakton qartësisht neni 28 i Kodit Penal. “Organizata kriminale është forma më e lartë e bashkëpunimit, në të cilën bëjnë pjesë tre ose më shumë persona dhe që dallohet nga shkalla e veçantë e organizimit, strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes, si dhe nga qëllimi për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale” Se cilët kritere, të dhëna, element të konsumuar sipas parashikimeve të këtij neni, nuk përmbush kjo dosje gjashtëvjeçare e abuzimit të qindra milionë eurove vështirë ta gjesh, përveç porosive qeveritare dhe politike.

Dyqani bukëve të qeverisë që i mungojnë SPAK

Mungojnë së paku gjashtë dyqane “buke” për hetimin, nëse do të dëshmojë pavarësinë e pretenduar. Një aferë e kontraktuar për 30 vite në një shumë afro 1 miliardë euro, është shpartalluar nga ndikimi i paligjshëm, duke bërë aty këtu ndonjë kurban edhe brenda qeverisë. Ku ish-minsitri Lefter Koka dhe ish-zëvëndëskryeminsitri Arben Ahemtaj, janë shenjëstruar deri tani si kulmi pushtetit në këtë ngjarje korruptive. Ahmetaj me më shumë informacion dhe duke ditur se Rama shet edhe shpirtin për rehatnë jo vetëm juridike të fundshpinës së tij, iku jashtë vendit, ku gjendet në këkrim ndërkombëtar, duke qenë një telash në rritje për ish shefin, njoherësh për SPAK. Ata e dinë ku është. Publikisht ish-zëvëndësi i Ramës flet dhe përsërit, se nuk ka ndërmend të heshtë dhe kjo e mban dosjen hapur nëse nuk shkohet në fund, ose nuk gjendet një fund.

Bukët të cilat i kanë mbetur në banak e nuk po i shiten dot Prokurorisë së Posaçme janë Edi Rama, Engjëll Agaçi, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Emirjana Sako e Durrësit por edhe Armando Subashin e Fierit. Pafuqia publike e Prokurorisë deri më tani është ndaj Erion Veliajt. Janë së paku gjashtë nënshkrime, duke marrë kompetenca organizmash e institucionesh të tjera, dy nga të cilat janë të bëra publike, firma pa tagër ligjor, dukshëm një element vepre penale.

Kryeminsitri dhe sekretari i tij nuk ja kanë bërë të ditur hetimit se si e mundësuan marrjen e 17 vendimeve qeverie brenda një dite.

Ish-ministri Gjknuri po punon me kujtesën për udhëtimet me të pandehurit, njëherësh lufton me Ramën mos dalë dardhëngrënës sa më shpejt. Sako e Durrësit ajo e di si firmos miliona dllarë për djegësin Veliajt, apo Subashi se si u bë ara truall, e të tjera mëkate. Sekuestrim-lirimi inceneratorit të Tiranës, dalja e të dhënave nga komunikimet e adminsitratorit të qeverisë që bënte punët e partisë, siç denoncoi opozita dy ditë më parë, e thellojnë e jo lehtësojnë gjendjen penale të të dyshuarve e akuzuarve. Adresa kryesore e hetimit është praktika e Tiranës.

Por rreth saj po luhaten pazare për shitje ushtarësh të vegjel bashkiakë. Ditën kur SPAK të thërrasë e njoftojë së po hetohet dhe dëshmon Erion Veliaj, ajo është ditë serioze për këtë hetim me ndjeshmëri të lartë për opinionin publik. Në të kundërt, prokurorët do të duken si punonjës të Bashkisë së Tiranës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours