ANALIZA: “Flakë në det” të Dalipit, kë djegin në tokë, drejtësi, polici, parlament, qeveri?!

5 min read

Duke dëgjuar dje drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Muhamet Rrumbullaku, në një njoftim për shtyp, për rezultatet e një operacioni te madh antinarkotik, me partenrët italianë të Guardias dhe agjencinë evropiane FRONTEX, më tërhoqi vëmendjen një nga emrat, të cilin ai përmendi se ishte shpallur në kërkim. Arben Dalipi nga Vlora. Edhe Gëzim Çela ka qenë në kërkim prej kohësh i dënuar dhe në kërkim.

Po Arben Dalipi?!

Arben Dalipi ka qenë një nga kallëzimet publike të oficerit antidrogës Dritan Zagani, në shtator 2015. Ka qenë në dosje edhe në Itali. Ka qene i hetuar e përgjuar nga Krimet e Rënda por fashikujt për të i fshihte një dorë me shumë pushtet brenda pushtetit. Janë drejtues policie sot që kanë bërë karrierë se mbrojtën Dalipin, Habilajt e Tahirin. Mohuan çdo gjë ndonëse drejtësia italiane ua rrëzoi alibitë servile dhe të rreme. Këta janë në Polici taksistë të ndonjë trafikanti tjetër sepse nuk rrinë bosh. Arkivi Krimeve të Rënda dje duhet të jetë në SPAK sot.

Kjo është rrethanë për të rimarrë ato përgjime dhe për të zbardhur sërish të vërtetën.

Kush e mbrojti?
Kujt i shërbente?
Me kë bënte trafik?
Kë deputet apo ministër kishte pas vetes?
Me kë bënte e bën biznes?

Kush i hoqi përgjuesit në vila skafe e gomone droge e armësh?!

Kush nuk donte te zbuloheshin dhe kapeshin në banesën e tij sipas të dhënave policore, armë, drogë dhe miliona euro. ??!!Në një rast mbi tre të tillë siç thotë Zagani në denoncimin e tetë viteve më parë.

Cilët oficerë, prokurorë, gjyqtarë kanë kryer vepër penale duke mos vepruar?!

Janë afër 10 vite aktivitet në trafik droge e pastrim parash, i patrazuar nga kombëtarët dhe lagemi nga euforia kur na e sjellin pakon gati ndërkombëtarët. Edhe kjo nga Guardia ka ardhur. Mos nxjerrim nga kujtesa rreth këtyre dosjeve lidhur me Sqipërinë u arrestua kohë më parë në Itali gjenerali i Guardias Fabrizzio Lisi. Kjo nuk është limonatë. Një projekt për një shkollë marine në Vlorë kamufluar nën surratin e një shoqate dhe parkingu i skafeve joturistike bëhej legal. E të tjera plot…

Grupet kriminale nga së paku viti 2014 e këtej, kanë pasur peshë vendimmarrëse në emërime drejtuesish policie. Janë përfshirë edhe në procesin e vettingut në drejtësi ku kanë paguar shtrenjtë, miliona euro, për largime apo qëndrime prokurorësh e gjyqtarësh, sipas axhendës së tyre. Proces kontrolli ky, i mungur në polici, nga ndikimi i lobingjeve të këtyrë grupeve mafioze interesi. Kjo i ka bërë aksionerë në çdo pushtet. Dy armë të tipit pistoletë, një shumë e madhe parash pa shifër konkrete, 25 celularë, 23 kilogramë hashash, ishin sekuestrimet e deklaruara. Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Laç ka përfunduar në pranga, si pjesë e grupit dhe taksist sigurie i tyre. Lajmin e zmadhoi dalja para medies e drejtuesit të policisë. Ndonëse ka shumë ngjarje të tjera të rënda kur mungojnë nxitimiet para kamerave.

Rasti ekstrem i pahetuar, duke refuzuar dhe interesin e përsëritur dhe ndihmën amerikane është ai i sistemit të të dhënave TIMS, vjedhjes private me porosi. Ish-drejtuesi i Shërbimit Informativ Visho Ajazi mes të tjerash kishte dërguar në Prokurori një listë me afro 200 oficerë e drejtues policie të dyshuar për lidhje me trafikun e drogës. Nga dosja “ Metamorfoza” materiale të zbardhura nga partnerët, janë mbi 300 oficerë e drejtues policie në lidhje me Krimin e Organizuar. Kjo gjendje është ortakëri pushteti. Me lidhje dalin nëpër dosje ministra, deputetë, bashkiakë, biznesmenë. Ameriaknët kanë afër 5 vite ku pëshpërisin për një listë me rreth 300 personash të papëlqyerish, për arsye kriminale e korruptive, me emra politikanësh, biznesmësh, zyrtarësh të lartë, mes tyre të drejtësisë. Shumë ofiqarë karrikesh publike sot, mund dhe duhen përballur me hekurat nesër. Ndonëse Reforma në Drejtësi duhet hetuar nga SHBA dhe BE duke e ribërë seriozisht.

Si e kemi nisur po bëjmë një ishull me pushtetarë e mafiozë në kërkim. Ata bashkohn dhe në arrati. I bashkon paraja..

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours