Mediet dhe Mafia, emisionet vatër rreziku …

4 min read

Nga Basir Çollaku –

Një gazetar i huaj thoshte …. Dua të lajmëroj maskarenjtë e kësaj bote, se nuk përfaqësoj interesat e asnjërit prej tyre..
A jemi ne kund në këtë kumt?! Gjithmonë e më JO

Mediet sociale

Mediet në Shqipëri shtohen, lajmet pakësohen, gjobat zënë vendin e misionit, kontrolli i pushtetit është dërrmues. Ekonomisë gjithashtu. Financat e bardha, nga burojnë pagat, janë bërë më shpesh gri dhe të zeza. Ka mes tyre mjaft nga ata me dinjitet.
Heshtja ose manipulimi janë llogari e patrazuar.

Tjetërsimi.

Mediet sociale kanë bërë mirë dhe keq. Numri i portaleve shkon diku te 1000. Nëse e shohim në përmbushje të standardeve , ai është më i lartë se numri i gazetarëve profesionistë. Ndaj kjo ka sjellë përdorjen e shumë prej tyre për qëllime përfitimi të padrejtë. Zbulo një siklet, gjuaj subjektin pastaj veshmerru me të, me cash në dorë apo pagesa alternative. Nga zyrtarët apo bizneset.

Tradicionalet

Mediet tradicionale e kanë zgjidhur ndryshe. Shkarkojnë gjithë bateritë mbi qeverinë apo kompanitë. Më pas ujdisen me tendera, leje ndërtimi, koncensione e bereqete të shumta. Heshtja fiton. Reklama për ditë e më tepër është nën kontroll qindarkash nga pushteti. Paratë shkojnë me fasoneri, atje ku kërcet telefoni nga lart.

Rreziku i emisioneve …. Rreziku i Ri dhe Mafia e Re

Informacioni është biznesi më fitimprurës i shekullit ku kemi hyrë.

Krimi është modernizuar. Mafia është sofistikuar. Kanë hyrë në pushtet, ekonomi, politikë, drejtësi, medie. Diku financues e diku kontrollues. Nëpër panele ka gjithnjë e më shumë diversione dhe porosi. Grupet, korporatat, bandat, kanë jo rrallë dikë gjoja të rastësishëm aty. Vettingu në drejtësi mbetet një kasapëri. Kanë ikur disa që i bëjnë dëm sistemit sepse janë ndëshkuar padrejtësisht. Ka prej tyre që ishin bërë për tu pastruar me çifte. Ata lumturisht janë larguar por janë rrezik ku kanë përfunduar. Gjyqtarë, prokurorë, ish drejtues policie, shumica janë avokatë.

Shumica sërish janë asete të drejtësisë. Por, por, por..

Ka prej tyre të mbetur në pengun e lidhjeve të Mafias e Krimit të Organizuar. Dhe një pjesë e tyre janë mesazherë nëpër ekrane. Janë njëlloj si bandat që përfaqësojnë në diss raste më keq. Ky episod kolegë do kujdes ekstrem. Duhet filtër serioz e cilësor dhe mos të fitojë klikueshmëria e zallamahisë. Ata vijnë me mision. Të lexojnë tekstet e Bandave. Ky rrezik ka hyrë në medie. Pa harruar përfaqësuesit e Sigurimit të Shtetit. Ata janë kudo. Çdo natë në ekrane. Kusuri kohor mbetet për profesionistët. Gjithnjë e më të shantazhuar nga keqbërësit e rinj të emisioneve…

Montanelli a ka aksimën tonë kur thoshte..mos i beso një gazetari të pasur( jo atij që jeton normalisht me djersë) një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ka shfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera. Një gazetar që skllavëron zanatin – duke i kërkuar ndjesë Prokurorit – unë do ta pushkatoja…”

E vërteta nëpër ekrane po pushtohet..
Metamorfoza do të na tregojë shumë më shumë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours