A po e pastron Ballën nga TIMS Taulanti?!

5 min read

Nga Basir Çollaku –

Skandali i 2 gushtit 2023 ku u plaçkitën dhunshëm të dhëna sigurie privatisht, në sistemin TIMS, nga i akuzuari drejtor Ervin Muça, një drejtues i lartë në polici, ka telashe të mëdha.

Pyetja thelbësore është, a po pastron Taulant Balla kusuret e tij dhe kolegëve ministra, zyrtarëve të oborrit të Ramës, për bashkëudhëtimet me të pandehur për krime të rënda, trafiqe, korrupsion masiv?!?

Duket se nxorën mesime nga konfirmimi i TIMS, i udhetimeve te Beqajt me Rrapajn e sterilizimeve dhe thanë te « sterilizojmë » udhëtimet në sistemin e sigurisë për shenjestrat e hetimeve të SPAK. Ustai, partneri ynë strategjik, që e ka instaluar ka menduar dhe për ditë të këqija. Dihet që sistemi i të dhënave ëhtë dy gjuhesh, shqip dhe anglisht dhe një server paralel e kanë oqeanikët.
Prokuroria e Posaçme pohoi dje se po verifikon edhe udhëtimet e Damian Gjiknurit, me të pandehurit e inceneratorëve, ashtu si dhe të Ahmetajt.

Ministri Taulant Balla ka pasur udhëtime të shumta të bëra publike, me Edmond Begon, biznesmen sot, me arkiv penal si pjesë e një bande kriminale. Kreu i PD zoti Berisha përmendi dhe kërkoi hetim të udhëtimeve të Taulan Ballës me Pëllumb Gjokën, biznesmenin strategjik të arrestuar për porosi vrasjesh. A ka ministri Balla sekrete të tjera të fjetura në TIMS? A ka udhëtime me djemtë problematikë të Elbasanit, Fierit, Shkodrës, Krujës, ku ka rënë në përgjime jo pak herë.?!

A kanë ministra e funksionarë të tjerë fluturime e kalime jashtë vendit, me ortakërinë e tyre kriminale?!

A ka vëlla Olsi gjemba në këtë histori?!

Mos ka udhëtime pas alove të call centerave, ku bashkë me ukrainas gjeorgjianë e izraelitë, kërdisën me mashtrime miliarda euro?!
A ka Balla apo miqtë e Ballës në qeveri dhe jo vetëm, fluturime drejt strehës së të kërkuarve në Dubai?!
Është ministri ish-deputet që ka rënë në shumë përgjime me persona dosjesh të rënda. Njëra ka qenë ajo e vrasjes se Çapajve ne shkurt 2016 kur u asgjësuan mbi 50 orë përgjime të deputetit Balla, ndonëse akuza kishte dyshime për komunikime e të dhëna rreth autorëve,

Dhe ç’bëri Rama me Taulantin?!

Emëruan me një procedurë jo ligjore si drejtues të lartë Ervin Muçën, përggjegjës të IT në Policinë e Shtetit. E bënë mbikqyrës të sistemit të të dhënave. Muça që rezulton i papajisur me certifikatë sigurie bashkë me drejtues të tjerë të antikrimit kibernetik, me ekip privat. jashtë Policisë së Shtetit, fshinë të dhënat nga TIMS, kopjuan dhe nxorën jashtë materiale të rëndësisë së veçantë
Njeriu Ramës dhe Ballës kontrollon e masskron sisitemin e të dhënave sekrete dhe paligjshmërisht e në hetim qënndron ende në detyrë, ndonëse duhej të ishte i pandehur.

Ambasada e SHBA ka shfaqur jo vetëm një herë alarm, ka ofruar ndihmë hetimore, ka kërkuar investigim të shpejtë e të plotë, por Balla ka shpërfillur këtë merak serioz të amerikanëv. Ndërkohë dhe Prokuroria e Tiranës po bën hetimin e saj anemik, ndonëse duhej ta kishte përcjellë në SPAK.

Muhamet Rrumbullaku drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Ard Veliu drejtor hetimit të brendshëm, a kanë konsumuar elementë të veprës penale me disa mosveprime të tyre, për të mbrojtur Ballën, Ramën e të akuzuar të tjerë?!

Duket se iranianët si sulmues të sistemit të sigurisë, po dalin gjithnjë e më tepër si alibi kur shohim hapur zyrtarët e lartë të emëruarit e Ramës dhe Ballës që janë grabitësit kryesorë. Janë cënuesit më të mëdhenj të Sigurisë Kombëtare. Dhe Balla ministër i Brrndëshëm është rrezik publik në atë detyrë dërguar nga shefi i tij për të hequr sekretet e tyre të përbashkëta njëherësh dhe të MAFIA-s.
Kanë bërë sallatë një kopje të versionit shqip, por tjetra dhe ajo anglisht janë ende të paprekur me gjithë ato të pretenduarat se janë fshirë.

Ndaj Balla se fshin dot Taulantin as Rama Edin apo Gjiknuri Damianin, Olsin vëllain, Xhaçka Oltën nga TIMS…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours