OPINION: Shukrizmi e safetizmi, ose paç fatin e zgjedhjeve …

0 0
Read Time:3 Minute, 39 Second

Nga Basir Çollaku –

Politika për nga vjetërsia e ushtrimit si profesion, është në moshëm më të përngjitur me prostitucionin dhe shpesh marrin e japin llojet e veseve, por asnjëherë cilësitë e vyrtyteve.

Zgjedhjet e pjesëshme në Kukës, pas shndërrimit të zyrës publike në kuplara nga Safet Gjici, sollën ndjeshmëri të lartë socialiste qeveritare, duke thelluar rezultatin në përsëritjen për ti zënë vendin bashkiakut në qeli. Njëlloj shukrizmi ndodhi edhe me 24 shtator, duke dëshmuar se votimet në Shqipëri janë një shaka e hidhur dhe rezultatet janë shënuar në tefter, para datës së caktuar. Edi Rama nuk di të sillet ndryshe. Mekanizmin grabitës e përsos nga hera në herë. Për më tepër i duhej me çdo kusht fitorja e majtë në këtë qytet të djathtë, jo se ngre peshë në kandarin moral elektoral, por ai vjen nga një sekëlldi e pashmangshme gjyqsore amerikane, ku agjenti FBI Charles McGonigal, pranoi akuzat e shumta, në të cilat kryeministri gjendet pjesë e tyre, për korruptim e shpërdorim.

Duhej një lajm i brendshëm për të treguar “dashurinë” e pamatë për liderin nga populli, pavarësisht se hajdutëria e tij mafioze vetëm thellohet pa njohur limite. E ja ku është Kukësi. Edhe në Dibër në vititn 2016, kur e djathta kishte humbur me afro 300 vota, pas një ndarje me disa kandidatë, pas ikjes seksuale të Shukriut, pasardhësi e thelloi në 4000 vota fitoren. Ngjashëm dje. Nëpër parti politike në Shqipëri, apo prej motesh në qeveri, pushtet, diplomat, parlamentarë, zyrtarë publikë, kjo sjellje degraduese e posteve publike dhe politike. është një shukri më shumë e një safet më pak.

Dikë e kapin, e gjobisin, e linçojnë, ndërsa të tjerë ka plot, të cilët i mbajnë peng dhe u diktojnë sjelljet apo vendimmarrjet. Mjaft prej tyre janë fashikuj dosjesh, të vjetra e të reja dhe synojnë më shumë ujditë e buta se sa produktin nga lufta.

Po PD?

Si thuajse gjithmonë në humbje e trishtim, shpresëpakët por jo vetëm, të humburit e mëdhenj janë demokratët, sakrifikuesit, kontribuesit dhe votuesit. Këtu ka teatër tragjik me tepri. Në rrjete sociale gjeje tekste pa mendim brenda të “demokratëve” të lumtur se humbi Berisha, duke qenë të pa kohë për të thënë ndonjë çerek fjale për Ramën. E kanë ndarë opozitën në NE dhe ATA duke i atribuar vetes monopolin e zyrtares, pavarësish se dështimet elektorale i kanë tkurrur shëmtuar dhe rezultati vjen asgjësues bashkërisht, Të tjerë demokratë, pjesë e fushatës investimit, përpjekjes për të fituar bashkë me Emriun, të zemëruar në jo pak raste edhe të tradhëtuar, janë natyrisht shumicë, lexojnë e dëgjojnë disa turistë në parti, me mendje e zemër te portofoli. Edi Rama flirton me jo pak politikanë në PD. Ai nuk bën dallime afër kujt janë. Mos bëjmë naivët. Me qokat ekonomike, përfitimet financiare nga vendimet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, nuk munden asnjëri prej tyre. Një të vërtetë duhet ta shtiem në kokë të gjithë opozitarët.

Në shkallaren e përgjegjësisë, fajësisë, votuesit demokratë janë të fundit.

PD, Sali Berisha, Lulzim Basha, e 50 deputetë të tjerë, kanë Ramën përballë. Vula e PD është anëtari dhe vota. Të tjerat janë histori për QKB. Rama mundet me demokratë bio. Dhe të tillë brenda e jashtë Shqipërisë ka pafund. Jo me vaki ekonomike. PD nuk është hapur nga brenda që nga themelimi. Ka pasur një gardh sipas vaktit, herë i dukshëm, herë i padukshëm, që ka selektuar më tepër interesa, jo meritueshmëri. Zarfet kanë qenë shpesh hyrje pa rradhë në preference përfshirjeje, e më pas kanë dalë dështime publike politike.

Nëse hapin mendjen opozitarët, duhet të alarmohen se nuk kanë humbur thjesht një bashki, por janë në zgrip të madh për zgjedhjet parlamentare.

Janë drejt thellimit të së keqes pa kthim.

Jemi drejt Mafiosizimit të shoqërisë në çdo hallkë të funksionimit në jetën e përditshme. Në dosjet e partnerëve të sjella në Shqipëri kohët e fundit, ka horror bashkëpunimi të krimit pushtetit, deputetëve, minsitrave, prokurorëve, gjyqtarëve, oficerëve të policisë, avokatëve, politikës bashkë me drejtësisë, tej imagjinatës. Prioritetet e bandave sipas dosjeve penale të krimit të Organizuar janë, kapja e zgjedhjeve, investimeve dhe drejtësisë. Njëlloj si të Ramës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *