Aktivistja: Serbia e Rusia nuk kanë aq plumba sa të na vrasin të gjithëve!

2 min read

Nga Silvana Begaj –

Sulmi i një grupi të organizuar terrorist nga Serbia në territorin e Kosovës,vrasja e një polici në Kosovë dhe plagosja e dy të tjerëve, është një ndër aktet më të rënda dhe më agresive që Serbia ka ndërmarrë qe pas mbarimit të luftës në Kosovë.

Është e qartë se pas këtyre sulmeve qëndrojnë planet e Beogradit për të copëtuar një pjesë të territorit e sovranitetit të Kosovës.

Sot, të gjithë shqiptarët duhet të reagojnë si një zë në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Terroristët nuk duhet të lejohen të dalin nga territori i Kosovës të cilët ata sot e lanë me gjak.
Ose të kalben në burg ose nën dheun e tokës së lirë që guxuan të prekin!

Sot është dita që Komuniteti Ndërkombëtar të kuptojë se Vucic mbetet një vegël e Putin dhe duhet trajtuar si drejtuesi i një shteti terrorist në Ballkan.

Kosova është e pavarur! Kosova është shqiptare!

Serbia e Rusia nuk kanë aq plumba sa të na vrasin të gjithëve.
Ne jemi NjË!

Shpërndaje kosova

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours