Lufta diplomatike midis Gjermanisë dhe Italisë: Sulmi i fundit gjerman ndaj Italisë është i patolerueshëm – Çfarë po ndodh në BE-në …

4 min read

Përplasja që pritej me Rusinë po ndodh me Italinë , Gjermania po tregohet shumë agresive ndaj italianeve.

Vendimi i Berlinit për të financuar OJQ-të që merren me emigrantët që po zbarkojnë në Itali, ku njëra ndër këto është dhe fondacioni Shoqeria e Hapur e George Soros, që sot drejtohet nga djali i tij Alex Soros ka krijuar një zemërim të madh tek qeveria Italiane, dhe kjo po ndodh sepse sic dihet Gjermania dhe Franca jo vetëm që i kanë mbyllur dyert Italisë por e kanë braktisur duke pasur edhe mbështetjen e BE-së e cila për favorin e saj mbi dyndjen e emigrantëve po bën një sy qorr e një vesh shurdhë ku Gjermania po nxit BE-në që të mos ta mbështesi shtetin italianë.

Kryeministria e Italisë Giorgia Meloni mesa duket ka vendosur të heshtë për momentin duke shprehur thjeshtë një habi për këtë vendim të marrë kohët e fundit nga Gjermania , por disa burime thone se kryeministrja Meloni ka kërkuar sqarime nga qeveria e Berlinit dhe sqarimi nga Berlini erdhe menjëherë.

LEXONI ME TEJ:

Por çfarë doli nga e gjitha kjo?

Sic raporton Republika, përfaqësuesit institucionalë të Fratelli d’Italia po dëgjojnë në mënyrë kofidenciale nga ambasadori Gjerman në Romë, Hans -Dieler Lucas , ku ndër të tjera ka deklaruar se fondet për OJQ-të janë një pjesë e një programi të krijuar nga Bundestagu Gjerman për të mbështetur financiarisht OJQ-të në lidhje me dyndjen e emigrantëve. Me pak fjalë, Gjermanet po përpiqen të nënçmojnë Italine, duke maskuar kështu qëllimet e tyre reale. Ky është një gjest që shërben për të konfirmuar synimin e Gjermanisë dhe Europës për ta lënë Italinë të mbas dore në këtë emergjencë. Kjo po ndodh per te vetmin arsye sepse zgjedhjet evropiane janë shumë afer dhe ekziston një dëshirë e qartë për të bombarduar qeverine e Melonit dhe qendrën e djathtë, duke i dhënë popullit italian perceptimin se nuk është në gjendje të trajtojë atë që është një nga pikat e tyre programore: pikërisht çështja e emigrantëve.

Por nuk eshte vetem kjo sepse ka një tjetër të dhënë për këtë sulm të patolerueshëm evropian ndaj Italisë që po nxit konfliktin me Gjermanet.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Freaser , konfirmoi se Gjermania po ngrin të ashtuquajturin “mekanizëm solidariteti” dhe thotë se “Italia nuk po respekton ripranimet e sistemit të Dublinit, derisa Italia ta bëjë këtë, ne nuk do të mirëpresim më refugjatë .” Një tjetër lëvizje që la të habitur Giorgia Meloni . Në qarqet qeveritare po ekziston dyshimi se veprimet e qeverisë gjermane janë hakmarrje ndaj fjalëve të kryeministres në OKB (në të cilën ajo sulmoi BE-në duke thënë se “Italia nuk do të bëhet kampi i refugjatëve të Evropës “) dhe se për marrëveshjen midis Italisë dhe Tunizise e cila e pranoi oferten prej 42 milionë euro të caktuara për vendin afrikan me premtimin për të kufizuar nisjet e qytetareve te saj nga vendi i origjines.

LEXONI ME TEJ:

Por mos harrojme dhe dicka te rendesishme ku kryeministra e Italise Giorgia Meloni ka dhe një problem tjetër dhe ai përfaqësohet mbi të gjitha nga Matteo Salvini , i cili – përsëri sipas asaj që raporton Repubblica – është gjithnjë e më pak i bindur për të mbështetur rrugën e dialogut me Evropën , aq sa në mbrëmje ne një takim te përbashkët, mbërriti dhe shënimi i drejtuesve të grupeve të Lidhjes në Dhomë dhe Senat, të cilët tregojnë për “vendet evropiane, të cilat, në vend që të luftojnë per te shmangur vdekjet në det, financojnë OJQ-të për të detyruar emigrantët të largohen dhe t’i sjellin në Itali. Prandaj Salvini kishte të drejtë kur foli për një drejtim prapa këtij pushtimi .” Me pak fjalë, dialogu nuk dha asgje, por përkundrazi, tingëlloi si shaka. Por le të vazhdojnë me përplasjet për të pohuar arsyet e Italisë dhe italianëve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours