Analiza – Katovica 2 …

4 min read

Nga Kreshnik Osmani –

Gazetari më i rëndësishëm i Sistemit, Blendi Fevziu, ka përsëritur historinë. Me amanetin e drejtpërdrejt të Ramiz Alisë, Blendi Fevziu ishte dirigjenti dhe njëri nga aktorët kryesorë të teatrit 30 vjecar të Katovicës dhe i klasës së vjetër politike në Shqipëri. Ai kontrolloi klanet dhe lojën politike majtas dhe djathtas dhe ishte violinë kryesore e ndarjes së roleve politike dhe të ekujlibrave në panelin e tij, vecanërisht tek studiot e Frangajt i cili u rrit nga Berisha dhe përfundoi tek Rama dhe sot u shërben të dyve bashkë, sigurisht me Ramën yll polar.

Ai sot ka marrë një rol të ri nga Sistemi dhe ky rol është përgatitja e Katovica 2.

Klasa e vjetër politike e Shqipërisë shumë shpejt do të përballet me një tërmet 9 ballë dhe një stuhi shkatërruese që do të shkundë nga themelet establishmentin e Ramiz Alisë në Tiranë.

Njëlloj si në vitin 1990 kur Partia e Punës së Shqipërisë ndau rolet për komunistët tek loja e re politike që do të niste në Evropën Lindore Pluraliste pas shembjes së Murit të Berlinit, ai ka detyrë të promovojë partitë e reja, të Sistemit, që të zëvendësojnë periudhën post furtunë në klasën politike shqiptare.

Klasa e vjetër politike e Tiranës, e ka ndjerë lagështirën dhe tërmetin shkatërrues që po vjen dhe kanë bërë gati përvec azileve politike, edhe klasën e re që do të zëvendësojë ata, që të jenë prej bijve të tyre. Pra njëlloj sic bëri Partia e Punës.

Blendi Fevziu ka nxjerrë në Portokallinë e Klanit, tre krijesat e reja të sistemit, Tikun që tha për Ramën një natë më parë tek Eni Vasili: “Po ta kishte përdorur Edi Rama mencurinë në favor të popullit shqiptar, do të ishim lule”, Humoristin e Ramës dhe të Portokallisë Binaj dhe Edlira Cepanin gruan e Gert Bogdanit të PD që drejton shoqata sorosiane dhe që bën udhëtime biznesi në Afrikë me Mirel Mërtirin e Inceneratorëve.

Pra, Fevziu, po përgatit Katovica 2, që klasa e vjetër politike të ndjehet e amnistuar nga krimet që ka bërë ndaj shqiptarëve këto 30 vjet dhe popullit t’i servirim disa figura gjasme të reja, që do ta shesin sapunin për djathë.

Tiku dhëndri i prokurorit pranë PD, me Edlira Cepanin e Bogdanit te Inceneratoreve dhe te PD dhe me Florin e Portokallisë së PS, bëjnë emision tek televizioni i Berishës dhe i Fevziut.

Kjo është shkurt, pa ju mërzitur kokën shumë.

Berisha dhe Rama po përgatisin Katovica 2, po përgatisin klasën e re politike sipas manualeve neoliberiste.

Bota po ndryshon dhe Shqipëria është në rrezik. Kjo është loja që po organizojnë në Tiranë, me regji dhe skenar tashmë plotësisht të qartë.

E ftoj Fevziun të ftojë Lëvizjen Atdheu tek studio e Sandrit, t’i tregojmë shqiptarëve versionin tonë, nëse është vërtetë burre dhe gazetar i lirë, përndryshe, bota është portokall. Po të kishte qenë e përjetshme për ata që ishin para nesh nuk do të kishte mbërritur tek ne.

Koha për t’u bashkuar me Lëvizjen Atdheu, e vetmja opozitë në Shqipëri sot. Kush ka burrni, shqiptari, nder dhe dhembsuri për këtë vedn duhet të veprojë sot. Të tjerët janë të gjithë në rol, fatkeqsisht. Diksuh se do të bëjë plackë, dikush se është neveritur, dikush se është zhdukur nga Shqipëria dhe nuk do t’ia dijë nëse ky vend do të ekzitojë më apo jo!

Lëvizja Atdheu

#shqipëriadotëngrihetserish

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours