Vargje Poeti: Në dhe Atdheu …

1 min read

Nga Llesh Gjoka –

Atdheu është një pemë e artë
që e mbollën të parët tanë
që e ujitim nga shirat
që kullojnë nga qerpikë zanash
nën dritën e hënës
Që ia tëharrim barërat e këqija
Ia pastrojmë degët, gjethet, kërcejtë
I shërbejmë me pekule
si fëmijës së njomë
me gishtat e gjatë të një dore magjike
që merr formë sërish, gjithmonë
sa herë ne e dashurojmë atë
sa herë ëndrrat i ndriçojmë me emrin e tij:
Atdheu.
Atdheu është një pemë e artë
prej rrathëve të historisë që shëndrit
mbështjellë trungut të saj
Kur lindim, lind edhe ajo pemë
duke shtuar rrathë të rinj
Kur vdesim
ne ikim…
Pema e artë do të jetojë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours