Levizja ShpresON: Letër e Hapur që Partitë të mos prekin Kushtetutën dhe Patronazhistët votën – 10 Propozime për Reformën Zgjedhore …

4 min read

10 Propozime për Reformën Zgjedhore

nga qytetarët nëpërmjet Levizja Shpreson,

Letër e Hapur drejtuar partive politike:

“QË PARTITË TË MOS PREKIN KUSHTETUTËN

DHE PATRONAZHISTËT VOTËN..”

Letra e Plotë (përfshirë edhe ANEKS A: Propozim për protokollin e garantimit të votës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë): https://drive.google.com/…/1jl9E_sIf…/view…

Objektiv i domosdoshëm parandalues i 10 Propozimeve:

Parandalimi i një manipulimi të ri të organizuar dhe diversionuar nga Networku Soros që synon përsëri cënimin e Kushtetutës siç bëri në 2016 dhe 2020 me gjoja kërkesë nga “lëvizjet popullore” të fabrikuara të tipit “MJAFT2.0” (njësoj si 20 vjet më parë) bashkërisht me politikanët dhe mediat (që kontrollon ky network) duke fshehur para opinionit publik qëllimisht Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 28 datë 30.06.2021, V-28/21 i cili ka hapur praktikisht të gjitha Listat e Kandidatëve për Deputetë, për çdo palë zgjedhje pa pasur pretekst prekjen e Kushtetutës nga mazhoranca për korigjimet e nevojshme të sistemit zgjedhor por mjafton ndërhyrja në Kodin Zgjedhor.

10 Propozime për Reformën Zgjedhore

që garantojnë mosprekjen e Kushtetutës nga mazhoranca

dhe moscënimin e votës nga patronazhimi!

Propozim 1.

“Listat i ka hapur Gjykata Kushtetuese në 30.06.2021, mjafton që kjo referohet në Kodin Zgjedhor, nuk ka pse preket Kushtetuta”

Propozim 2.

“Komisionet zgjedhore të përbëhen nga profesionet e lira, Jo nga militantë partish”

Propozim 3.

“Të hiqen barkodet nga fletët e votimit, pasi ato ç’veshin “lakuriq” votuesit!”

Propozim 4.

“Të hiqen nga përdorimi pajisjet e rreme të identifikimit biometrik”

Propozim 5.

“Votë me postë për emigrantët, por pa postën e patronazhistëve shqiptarë dhe të e-Albania-s! KQZ me DHL apo cilëndo postë prestigjoze ndërkombëtare e bën saktë dhe me garanci!”

Propozim 6.

“Ligj i ri demokratizues për partitë, dhe garanci për konkurencë të ndershme politike!”

Propozim 7.

“Patronazhistët të konsiderohen në Kodin Penal si përndjekës!”

Propozim 8.

“Votimi është detyrë për çdo shtetas, por çfarë bën ai me votën është e drejta e tij!”

Propozim 9.

“Pastrimi i listave të zgjedhësve 6 muaj para zgjedhjeve, nëpërmjet konfirmimit nga çdo shtetas para zgjedhjeve”

Propozim 10.

“Fushatat e trolleve online të marrin emrin që kanë: “ndërhyrje në zgjedhje & deformim i vullnetit të zgjedhësve”

Materialet bashkëngjitur:

Vendim i Gjykatës Kushtetuese nr. 28 datë 30.06.2021, V-28/21 (https://www.gjk.gov.al/…/kerkese_list/konsulto.php…)

Drejtuar për debat publik:

Partive, deputetëve, organizatave civile, aktivistëve, intelektualëve, ekspertëve, qytetarëve të angazhuar, të përfshirë në çështjet e demokracisë, zgjedhjeve dhe të drejtave të njeriut, mediave, gazetarëve, Qytetarëve shqiptarë pa dallim.

Për dijeni:

KQZ; Kuvendit të Shqipërisë; Institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë çështjet e demokracisë dhe zgjedhjeve Komisionit Europian, OSCE, ODIHR, CoE), Trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri (në mënyrë të veçantë të Ambasadës së SHBA, ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë, Francës, Austrisë, etj) dhe përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare jashtë Shqipërisë (në mënyrë të veçantë Parlamenti Europian, Kongresi Amerikan, DASH) që monitorojnë zhvillimin e institucioneve, zhvillimin e demokracisë dhe zgjedhjeve në Shqipëri, Organizatave Ndërkombëtare që angazhohen në çështjet e demokracisë (IRI, NDI, CAS, FES, GIZ, WMF, etj)

Klikoni mbi link:

https://drive.google.com/file/u/0/d/1jl9E_sIf-GvIi399fQnXKEwjP7HAZFKG/view?usp=drivesdk&fbclid=IwAR3brGpCnY3ui1uWEPE3DPkhUVGr4sQLLEpMI97dn0MaKB_YvyXAi4wCpXc&pli=1

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours