VIDEO/ Avokati Goxhaj: Do i drejtohem Dhomës së Avokatisë që t’ja heqin licencën avokatit Vishaj për gjuhën skandaloze …

2 min read

Nga Avokati Altin Goxhaj –

Njoftim Publik

Unë do ti drejtohem Dhomës së Avokatisë Tiranë për proçedim për heqjen e liçensës së Avokatit Saimir Visha sepse ky njeri turpëron çdo avokat në Republikën e Shqipërisë me atë ç’ka ka bërë dje në cilësinë e Avokatit, live në EuroNews, përballë viktimës së dhunës shatazarake të njerëzve të regjimit kriminal sorosian që po shpopullon Shqipërinë!

Ky avokat i regjimit antishqiptar dhe Reformës Soros në Drejtësi, ishtitullar i lartë i qeverisjes gjyqësore që prodhoi kjo Reformë, tregon se çfarë standardesh po aplikohen në Shqipëri për të rrënuar dhe zhbërë dhe gurin e fundit të drejtësisë!

Arroganca e hapur e shantazhimit, kërcënimit, denigrimit, por edhe përpjekjes së hapur për mbyllje çështje dhe ndikimit të drejtpërdrejtë live, faqe gjithë miletit, është e paimagjinueshme të ndodhi në 2023!

Edhe ai edhe ne s’mund të jemi njësoj avokatë! Ai ka turpëruar çdo liçensë avokati në Republikën e Shqipërisë!

I bëj thirrje çdo avokati që ka respekt për profesionin dhe dinjitetin e tij të më bashkohet!

Nesër do të publikoj Kërkesën dhe ftoj këdo avokat dhe avokate me dinjitet dhe kurajo të më bashkohet!

Avokati Altin Goxhaj

Dhoma e Avokatisë Tiranë

Nr Liçensës 3596

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours