Thirrje për gjithë ish ushtarakët dhe fëmijët e tyre …

3 min read

Nga Laureta Petoshati –

Si një vajzë ushtaraku dhe historikisht prej një fisi ushtarakësh, gjithmonë kam ndjerë respekt për ushtarakët që nën armë, apo jo, kanë dhënë shembullin e tyre të atdhedashurisë duke u ngritur në këmbë për fatet e kombit të tyre, pa pyetur për pasojat.
Si gazetare e pavaruar, pa patur askënd mbi kokë, vetëm dashurinë për të vërtetën, duke u bërë zëri i atyre që nuk munden, kam ndjerë jo vetëm respekt, por dhe admirim për ata gazetarë që nuk kanë marrë parasysh pasojat për të thënë të vërtetën sikur kjo të ishte dhe kundër zotit.

Si shqiptare me palcë, gjak e me zemër gjithmonë i kam respektuar ata njerëz, që pavarësisht bindjeve politike dhe fetare, u kanë dalë kundër të gjithë atyre që kanë dashur ta cënojnë këtë vend dhe bijtë e tij.

Të gjitha cilësitë e mësipërme, të cilat meritojnë të vlerësohen sepse mbështeten në vlera themelore si liria, drejtësia dhe barazia dhe jo në ekstremizma dhe urrejtje, i shoh të pasqyruara si drita e diellit te Dritan Goxhaj, i cili në emër të atdhedashurisë, krenarisë dhe mbrojtjes së atdheut dhe kombit të tij bëri atë që duhej në çastin e duhur duke iu bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit duke ndjekur gjurmët e babait të tij Kol. Dilaver Goxhaj.

Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është një krenari për të gjithë shqiptarët dhe natyrisht që me ndershmëri do të kundërshtonte shpifjet, shtrëmbërimet dhe fabrikimet e atyre që djallëzisht kanë dashur të kërcënojnë karakterin, identitetin dhe pastërtinë e një lufte dhe një ushtrie si UÇK të dalë nga gjiri i një populli që po pësonte mizori e spastrim etnik.

Kërkoj nga të gjithë ish ushtarakët dhe fëmijët e tyre kudo që ndodhen, që të dalin në mbrojte si ligjore ashtu dhe mediatike të Dritan Dilaver Goxhaj, sepse goditja ndaj tij është edhe ndaj vlerave që ju na keni mësuar që si bij ushtarakësh ti shërbejmë me ndershmëri dhe patriotizëm Atdheut pa kërkuar asgjë si shpërblim.

Me respekt Laureta Petoshati, vajza e Xhelo Petoshatit, ish oficer i Shtabit të Divizionit VII ʺSelam Musaiʺ Vlorë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours