Gazetari shqiptaro-amerikan: Edi Rama mund të ndalohet sapo të shkojë në Nju York …

2 min read

Gazetari shqiptaro-amerikan Robert Papa në një intervistë dhene për Euronews Albania,theksoi se Edi Ramën mund ta ndalojnë kur të vijë në Nju Jork, pasi është ngatërruar dy herë, njëherë ka mbledhur informacione ndëshkuese për të futur në listën e zezë një person, si dhe ka kërkuar që të hetohej një lobist amerikan.

Kjo deklaratë e gazetarit Robert Papa,u bë në lidhje me çështjen ‘McGonigal’, ku në këtë dosje përmendet disa here edhe emri i kreut të qeverisë Edi Rama.

Më tej gazetari Papa shton se Rama mund të ndalohet sapo të shkojë në Nju York.

‘Nga burimet që unë kam, Rama është ngatërruar dy herë. Në rastin e letrave që unë kam thuhet që gjykatësja do e ndëshkojë atë sepse ka ndërhyrë për të organizuar një takim për një zyrtar të OKB me një njeri të Deripaskës, gjithashtu ka mbledhur informacione ndëshkuese ndaj një rivali të Deripaskës për ta futur te lista e zezë dhe ‘non grata’.

Kemi të drejtë të spekulojmë sepse këtë gje mund ta ketë bërë me Sali Berishën.

Përsa i përket parave të marra nga personi A, që ka dalë Nezaj, janë 225 mijë, por është dhe një shumë tjeter prej 500 mijë dollarë dhe pikërisht këtu kanë filluar dhe hetimet ndaj tij, janë tërësisht me lidhjen shqiptare ku padiskutim i akuzuari i madh është dhe Duçka.

Rama i ka kërkuar që të hetohej një lobist amerikan që në dosje del se ka qenë Muzin për llogari të Bashës. Nuk është mbyllur ende hetimi ndaj Lulzim Bashës’- u shpreh gazetari Robert Papa.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours