Zbulim tronditës në Kinë: Video që demaskon përrallën e gjelbër të elitës globale – Me mijëra makina elektrike ndodhen në varreza …

4 min read

Nuk mjaftoi kriza e gjigantit të pasurive të paluajtshme Country Garden apo falimentimi i Evergrande , me nje borxh mbi 300 miliardë dollarë, por Elita Globale po krijon një tjetër flluskë qe po shpërthen në Kinë, ajo e makinave elektrike , që duhet të përfaqësojnë “lëvizshmërinë e së ardhmes” dhe është shumë e lehtë të kemi frikë nga efekti i mundshëm ngjitës edhe në shoqërinë tonë.

Vetëm në vitin 2020, vitin e virusit, vendi i Dragoit ka arritur një kapacitet prodhimi prej më shumë se pesë milionë automjete në vit, gje që përfaqëson katërfishin e shitjeve të makinave elektrike në Kinë.

Sipas vlerësimit të Financial Post, ishin mbi pesëqind prodhues të automjeteve elektrike në Kinë në vitin 2019 , tani kanë mbetur rreth njëqind . Ajo mbetet ende prodhuesi i parë në botë, por me problemin me te madh të menaxhimit të makinave elektrike në fund të jetës së tyre . Dhe kështu u ngritën “varrezat” e makinave elektrike për të cilat shkruan dhe La Verità , në të paktën dymbëdhjetë qytete të mëdha kineze. Këto janë zona të gjera ku grumbullohen automjetet, për shkak se kompanitë e transportit që i kishin blerë falimentuan, dhe mbi të gjitha për shkak të bllokimit shumë të rreptë kinez për shkak të Covid-it, ku shume nga modelet u refuzuan ngaqë u vjetruan në favor të teknologjive më të avancuara.

Ndiqni videon:

Bloomberg gjithashtu e raportoi këtë kur vizitoi uzinat e Byton dhe Bordrin ,ku dukej qarte se te dy kompanitë ishin në vështirësi.

Raporti i gjatë i Bloomberg u fokusua tek pasojat mjedisore pasi një braktisjeje e tillë e makinave me bateri, ekzistonte nje rrezik po aq alarmues: si ajo që ndodhi me dhënien e sipërfaqeve të hipotekuara,dhe kjo ishte një nga arsyet kryesore që ka çuar te mbiprodhimi i makinave elektrike në Kinë duke qenë se politika bujare e qeverisë i nxiti te prodhonin , duke shtyrë me shumë prodhuesit të hyjnë në treg pa pasur kërkesë të përshtatshme . Shumica e këtyre varrezave të mëdha të gjelbra është vërtet mbresëlënëse, si për shembull në Hangzhou , ku në mes të barërave të këqija dhe plehrave, ndodhen automjetet te cilat janë çuditërisht të rreshtuara sikur të ishin në një parking, duke arritur deri në vijën e horizontit.

Pamjet në video tregojnë fusha te mbushura me qindra apo mijëra makina të braktisura te cilat kanë mbledhur së fundmi shumë interes në internet .

Bloomberg e përshkruan fenomenin e makinave të braktisura si “një paraqitje perfekte të teprimeve dhe humbjeve që ndodhin kur një kapital i madh derdhet tek një biznes në rritje pa u menduar shumë se çfarë mund të ndodhë me këtë afat te mesëm.“. Dhe Evergrande ende shfaqet se ishte nje ndër kompanitë e para që investoi në sektorin e makinave elektrike , me China Evergrande New Energy Vehicle Group Ltd.

Imponimet e gjelbra në Europë krijuan stimujt masivë për lëvizjen me makinat elektrike të dhëna keto nga qeveria kineze te cilat kishin per qellim për të “pastruar” imazhin me iden e një ndotje të madhe globale duke çuar kompanite në këtë situatë, me nje fjale drejt falimentimit. Gara e furishme për makinat elektrike po përsëritet sot edhe në Evropë e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Edhe në këtë rast, për sa i përket pronave të paluajtshme, rreziku, përtej rrezikut është prodhimi i tyre, duke pasur parasysh politikën e Bashkimit Evropian, i cili ka vendosur ndalimin e shitjes së makinave me naftë dhe benzinë ​​deri nga viti 2035 , dhe kjo përfundon duke transformuar edhe periferitë. e qyteteve tona nëper “varrezat” e mëdha me makina elektrike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours