OPINION/ Kam frikë nga vetja të vizitoj vendin tim!

4 min read

Nga Ida Vaja –

Kam frikë të kthej kokën pas e të shëtis në rrugët ku jam rritur se nuk largohem dot më prej tyre.
Kam frik të hap derën e shtëpisë së vjetër sepse nuk e mbyll dot më për t’u kthyer në shpinë pa emocione që i kam bërë vetes në emigrim.
Kam frikë!
Kjo frikë më vret sa herë mendoj të bëj pushimet në qytetin tim se çmimet janë më të larta se ndërtesat edhe xhepit im prej mërgimtari i duhen nja dy muaj të mira t’i bëj bashkë ato pare.
Frikë se mos ndoshta në rrugë padashur më kalon ndonjë mllef i paftuar i sherreve të zakonshme dhe armët nuk kanë qenë kurrë të preferuarat e mia edhe kur vijnë nga toka mëmë.
Por mos u habsni me frikërat e mia.
Unë nuk jam mbajtur ndonjëherë për frikacake edhe pse sot që jam larg vendit tim kam njohur frikërat më të paskurpullta.
Frikërat që më ballafaqojnë me një qytetar që do vendin e tij por paguan çdo ditë frymën që merr në tokën e huaj.

Epo vendi im, sot do flasim pak të dy.

Ti do më shash mua që të braktisa e unë do të të përqafoj në çdo shuplakë tënden. Kur vjen fjala tek braktisjet gjithmone pikat i vendosin mbi ne që ikëm larg duke jetuar në 2023-shin njësoj si dikur njerzit tanë në 97 ’.
Por nëse ata nuk i keni pyetur përse keni ikur, sot keni shansin të na e bëni ne këtë pyetje.
Këtu jemi çdo ditë. Jetojmë me lajmet e vendit tonë, mëshirojmë ditët kur mijëra të rinj të shkolluar enden nëpër rrugë për një copëz kontrate pune në Europe se në vendin e tyre shumë të shkolluar bëjnë dëm.

Na pyesni përse kemi pranuar të flejmë çdo natë me mallin në shpirt që djeg në heshtje.
Na pyesni përse e kemi lënë nënën në pragun më të ëmbël që kemi jetuar ndonjëherë për të qenë leva e një shefi diku në një cep të botës sepse në vendin tonë të mbanim të gjithë timonin nuk lundronim dot në det të hapur.
Sot i kemi të gjitha përgjigjet për paragjykuesit se përse në 2023-shin po vdesin më shumë ëndrra se para ardhjes së demokracisë pasi të shitesh nga pushtetarët është ankandi më i dështuar që është bërë ndonjëherë me jetët tona.

Vendi im. Kam frikë të të takoj.

Kam frikë se nga dashuria që kam për ty do mbyll sytë dhe do kthehem përsëri të më vrasësh cdo ditë me diploma në duar duke më thënë se nuk vlej.
Kam frikë se Europa nuk më do aq sa ti por në dark kur mbyll derën me çelës e kam një çati mbi kokë ndërsa sa herë që kthehem aty në shtëpinë time shoh një tjegull çatie që mungon përditë e më shumë.

Shoh vendin tim që jugun kanë filluar e quajnë Janinë edhe detin Jon tavolinë bisedimesh me Fuqitë Perëndimore.

Shoh bizneset që në dimër mezi marrin frymë dhe në verë hanë me pjata të florinjta nga turistët duke i krahasuar bukuritë natyrore tona me Maldivet e Ballkanit.
Sa shumë ke ecur vendi im vetëm për ne të zotët e shtëpisë e mbajte këmbën në frena.
Por ne prap bashkëjetojmë bashkë dhe ti e di. Unë fle në shpirtin tënd edhe ti e ke një shtëpi të përjetshme, atë që mua m’u mohua pranë teje, e ke në zemrën time!

LinekdinIdaVaja #Author

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours