Pyetje për FanaTikët e Tikut: Nuk ju ngjan pak vetja si zombiet e Shoqatës së Vullnetarëve të Enverit në 1991?

4 min read

Nga Avokati Altin Goxhaj –

Avokati i mirënjohur Altin Goxhaj në një nga shënimet e tij në rrjetet sociale ka reaguar mbi sulmet që po i bëhen ndaj tij nga FanaTikët e Tikut sic i quan avokati në fjalorin e ri politik.

Avokati Goxhaj ka shtruar dhe disa pyetje FanaTikëve të Tikut ku ndër të tjera ka reaguar duke theksuar se sa futesh në profilin tim shpaloset CV-ja ime me çdo detaj angazhimi në jetën time që nga shkolla, puna, biznesi, organizatat (përfshi edhe Soros 23 vjet para), politika (përfshi edhe Këshillin Bashkiak me Ramën para 23 vjetësh) dhe gjithshka tjetër. Kam kaq vjet që më pyesnin robtë se pse kisha vënë çdo hollësi dhe përgjigja ime ishte njësoj: QUHET TRANSPARENCË E DOMOSDOSHME PËRDERISA PO KOMUNIKOJ ME PUBLIKUN!

Por avokati Goxhaj me të drejt shtron pyetjen, si ka mundësi që Tiku i Soros që ka krijuar me hipnozën televizive dhe bombardimet e sponsorizuara të videove virale grupin e vet të fanatikëve (FanaTikët): ka zhdukur çdo gjurmë të jetës së tij në rrjetet sociale (nuk ekziston asnjë CV, asnjë e dhënë në profile dhe mbi të gjitha ka fshirë 2 vjet më parë profilin e tij në Linkedin)?

Postimi i plotë i Goxhaj:

Pyetje për FanaTikët e Tikut:
Sa futesh në profilin tim shpaloset CVja ime me çdo detaj angazhimi në jetën time që nga shkolla, puna, biznesi, organizatat (përfshi edhe Soros 23 vjet para), politika (përfshi edhe Këshillin Bashkiak me Ramën para 23 vjetësh) dhe gjithshka tjetër. Kam kaq vjet që më pyesnin robtë se pse kisha vënë çdo hollësi dhe përgjigja ime ishte njësoj:
QUHET TRANSPARENCË E DOMOSDOSHME PËRDERISA PO KOMUNIKOJ ME PUBLIKUN!
Pyetja është se si ka mundësi që Tiku i Soros që ka krijuar me hipnozën televizive dhe bombardimet e sponsorizuara të videove virale grupin e vet të fanatikëve (FanaTikët):
Pse ka zhdukur çdo gjurmë të jetës së tij në rrjetet sociale (nuk ekziston asnjë CV, asnjë e dhënë në profile dhe mbi të gjitha ka fshirë 2 vjet më parë profilin e tij në Linkedin)?
Përse nuk e pyet askush një njeri që ka bredhur botën (siç thotë vetë pa treguar se kush ja ka sponsorizuar biletat) se përse ka fshehur çdo gjurmë të jetës së vet duke zhdukur të dhënat e punësimit, shkollimit, liçensimit, anëtarësimit në dhomat profesionale, projektet, shoqatën e tij..
Përse një njeri duhet ti fshihet të shkuarës së tij?
Por pyetja më e rëndësishme:
Ju FanaTikët e tij, kaq rrafsh ua ka bërë trurin sa nuk ka mbetur fije logjike por vetëm tifozeri e verbër që nuk doni të dini asgjë mjaft të brohorisni në ekstazë si ai tipi dikur “Basha! Basha! Basha!”?
Nuk ju ngjan pak vetja si zombiet e Shoqatës së Vullnetarëve të Enverit në 1991?
P.s.
Shpjegim i Fjalës së re në Fjalorin politik:
FanaTikët janë ata persona që mbështesin verbërisht Tikun e Soros dhe nuk pranojnë asnjë pyetje, dyshim, shpjegim por vetëm shajnë me libër shpije këdo që ngre pyetje transparence dhe pret përgjigje nga Tiku 🙂

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours