Vargje Poeti: Përtej grisë …

2 min read

Nga Blerina Llalla –

Atje tej, përtej grisë gjendet kaltërsia pa anë e fund, ku mund të kridhesh fronesh. Në prehrin e dijes, larg tokesoreve që shesin mbitokësoren për pakëz zjarr dhe veç ujin presin nga lart. E kërkojnë në përgjërim. Ngrohtësinë, lagështinë dhe dritën, por asnjëra nuk mund të përftohet po nuk dite te grisësh grinë. Mohojau!
E do ta shqyejnë. Sërish s’do ta arrijnë!

Ishte diell pa u bë hënë.
Është hënë ndaj s’bëhet diell.
Ishte hapësirë pa u bë qiell.

Ishte dritë pa u bë ngjyra.
Ishte dritë pa u bë natyra.
Ishte dritë pa lindi mënxyra.

Ishin gradat pa u bë shkalla.
Ishin sekretet pa u bë fjala.
Ishin fjalët sekretet e rralla.

Tash jam unë pa je dhe ti.
Do gris grinë për kaltersi.
Dhe po munde më arri.
Atje tej në pafundësi.
Ku sështe kush por veç Ai.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours