Gazetari paralajmëron Berishën: Bëj kujdes se mund të përfundoj si gafa me kitaristin leshverdhë …

2 min read

Nga Klodian Tomorri –

Gazetari i njohur Klodian Tomorri në një nga shënimet e tij në rrjetet sociale ka hasur një nga gafën e rradhës të kryetarit të rithemelimit zoti Berisha në konferencën për shtyp të premten që kaloi.

Sipas gazetarit Berisha gjatë deklaratës së tij kishte dyshime ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në lidhje me disa italianë për aferën e inceneratorëve, ku ka lëshuar një super gafë që nuk do ta besonte as dhe një fëmijë në kopsht, duke ngatërruar ndërmarrjet italiane me emra biznesmenësh qe kanë 100 vite që nuk jetojnë.

Gazetari Tomorri e paralajmëron Berishën që të bëj kujdes se mund të përfundoj si gafa me kitaristin leshverdhë të cilin vetë Berisha e nxorri te “Opinion” sikur ishte Erion Veliaj i maskuar me paruke në Iran!

Lexoni postimin e plotë:

Ja dhe perla e Berishes

Biznesmenet Franco Tossi dhe Bruno Presezzi erdhen ne Tirane takuan Veliajn- thote.
Franco Tosi nuk eshte njeri, eshte ndermarrje. Franco Tosi njeri ka vdekur para 100 e ca vjetesh.

Tani ka mbetur kompania me emrin e tij.

Edhe Bruno Presezzi eshte ndermarrje jo biznesmen. Biznesmeni e ka emrin Alberto Presezzi dhe eshte pronar i te dy kompanive. Edhe franco tosit edhe bruno presezzit.
Me shume gjasa Franco Tosin (ndermarrje) doktori e ngaterron me Flavio Tosin (njeri).

Ky Flavio Tosi ka qene kryetari i Bashkise se Verones, me te cilin bashkia e Tiranes krijoi kompanine e pastrimit Eco Tirana. Kurse Bruno Presezzin (ndermarrje) e ngaterron me Alberto Presezzin (njeri), qe eshte pronari i ndermarrjes.

Ne Shqiperi mund te kene ardhur dhe te jene takuar me njerez, Flavio Tosi me Alberto Presezzin, jo Franco Tosi me Bruno Presezzin.
Verifikoji mire se do te japin prape si ai kitaristi leshverdhe. 😂😂

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours