FAKT: Ortaku i El Chapos Ilir Shtufi do ndërtojë kullën pas Teatrit të Operas, kunati i Mark Lulit, pallate edhe tek Garda me para të pista …

3 min read

Ortaku i El Chapos shqiptar Ilir Shtufi do ndërtojë kullën mbi lulishte pas Teatrit të Operas, kunat i Mark Lulit, pallate edhe tek Garda me para të pista në pronën publike.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Kulla e fundit që u prezantua nga Edi Rama dhe Erion Veliaj “Tirana Multifunctional Center”, do të ndërtohet nga Ilir Shtufi, ortak dhe bashkëpuntor i ngushtë i një prej bosëve shqiptar të kokainës në Spanjë, i njohur edhe si ‘El Chapo’.

Ilir Shtufi është gjithashtu kunati i Mark Lulit, biznesmen ndërtimi në Tiranë me të shkuar të zezë në Itali, i lakuar për pastrim parash me kompanitë M. C. INERTE, Ferro Beton & Construction Co, ‘Luli shpk’, “Dushku S. A”, M.C INERTE LUMZI, M.C. ENERGJI GOJAN, ‘Nova Construction 2012” etj.

Ilir Shtufi

Projetin për ndërtimin e kullës në pronën publike, mbi lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit do të zbatohet pikërisht nga kompania e ‘Nova Construction 2012’, e Ilir Shtufit, me para korrupsioni dhe trafiqesh.

Nuk ka dyshim se ashtu si Klodian Zoto, Ilir Shtufi është fasadë në këtë operacion korruptiv dhe përvetësim të pasurisë publike për biznes.

Pas Ilir Shtufit qëndrojnë koka të pastrimit të parave dhe trafikut të kokainë, politikanë të korruptuar, drejtorë, sekserë etj.

Ilir Shtufi, bashkë me Mark Lulin dhe Pashk Rrapin e Alesio 2014 që ndodhet në burg për drogë, kanë marrë pronën publike tek Garda e Republikës tek Liqeni, me firmën e Erjon Braçes kur ishte zëvëndëskryeministër, për të ndërtuar aty kulla me para të dyshimta.

Ilir Shtufi, Mark Luli dhe njëfarë sekseri Bardhjus Bushaj përfaqësojnë në Tiranë kartelin më të fuqishëm të ndërtimit dhe pastrimit të parave të pista në ndërtim, të tendera korruptivë, përvetësimin e pronave publike dhe korruptimin te pushtetarëve deri tek zyra e kryeministrit Edi Rama.

Mark Luli është i skeduar për trafik makinash të tonazhit të lartë, ndërsa i biri Luli ekspozon luksin, pasi posedon një bishë luksoze të tipit “Lamborghini” të zezë, një “Rolls Royce” të bardhë, një “Bentley”, një “Range Rover” dhe disa automjete të tjera super të shtrenjta.

Luli rezulton se është edhe person me precedentë penalë pasi në vitin 2013 ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy oficerë të forcave speciale RENEA. Ai sfidoi policinë edhe gjatë pandemisë me makinë luksoze.

Katërshja ka reth 20 kompani ndërtimi dhe prodhim energjie, me të cilat qarkullojnë dhe kanë pastruar dhjetëra milionë euro.

Ata kanë blerë Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, policinë, prokurorinë, kryetarë bashkie dhe deputetë, ministra dhe drejtorë.

SPAK, nëse ka vullnet të luftojë pastrimin e parave në ndërtim, të hapë bilancet e kompanive të katër personazheve në fjalë që nga themelimi, ku do të konstatojë fakte ulëritëse të futjes së parave të trafiqeve dhe korrupsionit në kapital dhe investime.

Katërshja ka marrë dhjetëra milionë euro tendera korruptivë nga kryebashkiakët dhe drejtorët e Edi Ramës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours