Shpërthen Akademiku ndaj rithemelimit të Berishës – Opozitë politike apo kabinet imobiliar?

3 min read

Publicisti i njohur, si dhe profesori i filozofisë Artan Fuga, nëpërmjet një shënimi në rrjetet sociale ka reaguar duke shfaqur zhgënjimin e madh për qëndrimin që po mban opozita e rithemelimit të Berishës në lidhje me debatin e madh që është hapur në lidhje me ndërtimin e kullës gjigante prapa Teatrit te Operas dhe Baletit.

Ndërkohë Basha priti momentin dhe u hodh në aksion duke e denoncuar këtë aferë të korrupsionit politik tek SPAK-u i Rilindjes dhe duke kërkuar zbardhjen e investitorëve të vërtetë, ndërsa rithemelimi i Berishës që akuzohet se ka pjesën e vetë nëpërmjet Shkëlzen Berishës, ka heshtur duke e devijuar skandalin si një “investim në pronën private”.

Pikërisht ky implikim i Foltores në bashkëpunim me Edi Ramën tek “investimi” i kullës, ka bërë që Artan Fuga të shpërthejë, duke e cilësuar opozitën Berishës si “Agjenci Imobilare”.

Postimi i plotë:

Opozite politike apo kabinet imobiliar?

Epoooo, që edhe opozita jonë e nderuar, do ta trajtonte kullën pas Pallatit sovjetik të Kulturës në Tiranën e Barrikadave, si çështje arkitekture bashkëkohore, apo punë pronësie, këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë.

Kurrë!

Më ka vënë në reflektime të thella për këtë dashuri për artin bashkëkohor të lartësisë në hapësirën e ndërtuar. Nuk di cfarë mendon për ashensoret që do të përdoren! Si edhe për ngjyrat e mureve té WC të godinës madhështore!

Politika pasi u kthye në lojë polici – hajduti, tani u bë cështje stilesh arkitekturore.

Kësaj i them opozitë estetike unë!

Për këtë paguhet nga taksat tona të majme, uh sa të majme! Si rrogë deputeti!

Duartrokitjet më të zjarrta!

Pse nuk hap edhe një studio imobiliare për shitje banesash, marrje – dhënie banesash me qera, kabinet avokatie, studio arkitekture, gjithcka!

Ka fituar miliona përkrahës në të gjithe botën si opozita më arkitekturore e planetit!

Hajde arkitekt (e) hajde!

Bravooooo!

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours