Veliaj djegësi i dosjes së inceneratorit të Tiranës …

4 min read

Nga Basir Çollaku –

Prokuroria e posaçme, është ende në shumëlemë, nëse duhet të rithërrasë Erion Veliajn për të dëshmuar për inceneratorin e Tiranës Garancinë e asgjësë që merr 80 mijë euro në ditë nga mosgjetja e pronarëve të këtij biznesi, siç kishte deklaruar më herët SPAK.

Dhe këtë ftesë akuza duhet ta bëjë transparente, ashtu si jo pak të tjera. Sepse mjaft është mjaft. Në kërkesën e Prokurosië së Posaçme dërguar në Kuvend, me 7 korrik 2023, për të ligjëruar arrestimin dhe kontrolle banesash të ish-zëvëndëskryeministrit Arben Ahmetaj, lexohet qartë se Erion Veliaj, ka një situatë mjaftueshëm të rëndë penale për të qenë i pandehur.

Ndër të tjera në dokument duke iu referuar inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, shkruhet se “… të tre këto procedura knë rezultuar me problematika të theksuaraqë kanë sjellë dëm në buxhetin e shtetit…qoftë në lidhje me shkelje ligjore të ndodhura me procedurat e ndjekura ashtu edhe në lidhje me punime të pakryera, me pagesa fiktive, konstatohet që në lidhjen e këtyre procedurave e deri në përfundimin e tyre dhe për sa kohë janë kryer pagesa në kohën që shtetasi Arben Ahmetaj ka qenë duke ushtruar detyrën e Ministrit të Financave tregojnë rolin e tij jo pengues dhe ka dyshime se është shpërblyer për çdo miratim dhënë prej tij..

” Po sipas akuzës, ashtu siç është shkruar në relacion, Ahmetaj ka refuzuar disa herë miratimin e kërkesës për inceneratorin e Tiranës, duke përcjellë referimet e tij ligjore e financiare, të cilat duhej të ishin marrë në konsideratë nga aplikuesit. Një nga kriteret, të cilat duheshin përmbushur sipas përcaktimeve ligjore ishin edhe vendimet e këshillave bashkiakë e komunave, sipas gjeografisë ku do të shtronte aktivitetin sipërmarrja e pretenduar. Duhej të kishe në shkresë miratimi të bashkive të tjera të qarkut Tiranë, të cilat mungojnë.

E siç duhej, Këshilli Bashkiak duhej të autorizonte kryetarin për vijimin e procedurave, pasi të kishte shqyrtuar në një mbledhje të tijën propozimet apo draftet përkatëse. Asgje e tillë nuk ka ndodhur. Erjon Veliaj ka nënshkruar në emër të të gjithëve, Këshillit Bashkiak, duke anashkaluar edhe njësi të tjera, të cilat duhet të kishin shprehur dakortësinë me marrje vendimi.

Por ai është mjaftuar me veten, duke i përcjellë miratimin individual Ministrisë së Mjedisit, për tu hapur rrrugë procedurave, në një formë jo të kërkuar nga ligji. Ish-ministri Lefter Koka, ka shkuar në gjyq pas afro një viti e gjysëm i arrestuar, dhe ende nuk ka një seancë pyetsore për të, duke shërbyer dëshminë e tij, edhe për të akuzuar të tjerë. Nga kjo dosje miliardash janë 20 të arrestuar po aq në kërkim e dyfishi në hetim, për të qenë ndoshta më pas të pandehur.

Sekuestrimi i bërë nga Prokuroria e Posaçme, i inceneratorit të Tiranës, ku ende zyrtarisht nuk ka asnjë të akuzuar nga ky institucion, kompromenton hetimet, duke qenë ende në detyre kryetari Erion Veliaj. Ndërsa Gjiknuri, Agaçi, Rama, e të tjerë janë mbajtur larg ftesës për të dhënë shpjegime në Prokurori, e më pas të përcaktohet nga hetuesit statusi i tyre juridik, në raport me procedimin.

Hetimi i inceneratorit të Tiranës me Veliajn në zyrë, është gjithnjë e më tepër një mundësi e dështuar, duke asgjësuar shanset e gjetjes së provave e fakteve me rëndësi për hetimin, pasi ai ka dorë kudo që ata mund të gjenden. Ai mundet lehtësisht të veprojë duke prishur e shprishur prova të reja e të vjetra. Ky dystandardizim hetimor, krahasuar me të akuzuar të tjerë, është ligjërisht jo i shpjegueshëm, e politikisht i dyshueshëm.

Ky mosveprim i prokurorisë është një akuzë ndaj tyre, duke lënë në livadhisje njeriun më të rrezikshëm në këtë dosje më një dëm qindramilionë euro. Veliaj është kështu djegësi i dosjes së inceneratorit të Tiranës, pjesës më të madhe të kësaj afere në rang vendi, ndoshta me leje të prokurorëve…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours