Vargje Poeti: Ah si t’marrka përdore kjo Virane …

1 min read

Nga Asja Mulgeci –

Sëmbon e ngulet zemres thikê
Teksa fjala derdhet buzve, kaq idhët ,vrik
Shpirtit shtrërgon zinxhirët
Damarët frymzanë kopsit

Lëngon e tkurret trupi
N’ind e qelizë helmatis fjala jote
Ndërsa mbledh vedin tmos ulërij
Dashnia derdhet meje
Si dielli lshohet, vlagës ksaj toke

Oh, si t’marrka perdore kjo virane
Edhe vedin t’ ban me mohue
Packa shpirtit derdh esenc jete
Besatuem ,dalldive t’zemres
Njjasaj melodie q’i morrnic imazhe lkures
Si e zeza bojë skalitë jetët
Në t’bardh letre

E prapë vazhdoj ta due ndjenjen teme
edhe ma shum
Palcës m’ vërshon kthjellet si loti
Oshetinë zhurmshëm,si lumë

Ah, sikur ta doje çiltēr kyt hyjni
Kunorë q’i Zoti t’mbshtolli rrethkreje si melhem
Aq sa un t ‘due shpirtshëm,
Bash si shpirtin tem!

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours