Lëvizja Politike ShpresON: Ata, Ju, dhe formula e shpëtimit që pagëzoi At Zef Pllumbi …

3 min read

Nga Avokat Altin Goxhaj –

Çdo ditë, në mëngjes, ATA Lart, zgjohen nga gjumi me idenë dhe egërsinë se çfarë do shpikin sot për t’jua nxirë jetën që ju të ikni nga sytë këmbët larg Shqipërisë! Dhe ATA flenë duke bërë hesap sa plaçkë lufte vunë sot në kurrizin tuaj si shpërblim për atë që ju bënë, siç ua kanë kërkuar ATA LART FARE PËRTEJ!

Çdo ditë, në mëngjes, JU Poshtë, zgjoheni nga gjumi me idenë dhe frikën se çfarë duhet të bëni për ti shpëtuar kthetrave të tyre, por edhe me pyetjen hamletiane nëse duhet “TË RRI APO TË IKI?! KJO ËSHTË ÇËSHTJA!”. Ndaj dhe kur shtriheni të flini bëni hesap dhe sa ditë e para ju kanë mbetur duke menduar avazin që rifillon të nesërmen!

Çdo ditë, nuk ka rëndësi se kush je, në administratë apo privat, i punësuar apo pa punë, student apo pensionist, por ti je para dilemës:
“DO IKNI JU, APO ATA?!

Ti me zemër e tru e di përgjigjen:

ATA Lart meritojnë të Ikin dhe jo JU e as Fëmijët TUAJ!

Por Çështja është “ÇFARË DUHET TË BËNI QË TË RRINI JU DHE TË IKIN ATA LART?!”

Ndërkohë një grup intelektualësh shqiptarë, Trima, të Mençur dhe Patriotë, zgjohen çdo ditë nga gjumi prej 14 Majit duke punuar për me “FORMUE NJË ÇETË INTELEKTUALËSH me formim Perëndimor” (sipas “Formulës së Shpëtimit” siç e ka pagëzuar At Zef Pllumi) që bashkë me të tjerë si vetja të përballen me ATA Lart, për ti detyruar të ikin ATA dhe jo NE!

Pra Çështja e vetme është a do na mbështesni NE që jemi si JU (por të vendosur për tu përballur) apo do rrini çdo ditë me frikën se mos e ke ti radhën që ATA Lart të të marrin edhe atë që të ka mbetur pa të marrë dhe ti të detyrohesh të ikësh me të katra nga sytë këmbët, Larg Atdheut!

Në dorë tënde është! Bëj atë që të thotë Zemra dhe Mëndja!

Ne sot u zgjuam me zemrën plot dhe do flemë të plotësuar që tashmë amanetitn e At Zef Pllumit po e vëmë në jetë ashtu siç dimë, me mundësitë dhe mjetet që kemi, duke të pritur ty të na bashkohesh sepse tashmë e kemi “formue një (bërthamë) çete intelektualësh me formim perëndimor”:
Lëvizja Politike ShpresON

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours