Studimi i medias Amerikane: Alex Soros është më radikal majtist se i jati i tij George Soros …

2 min read

Alex Soros mori përsipër perandorinë e babait të tij, George Soros, duke deklaruar se do jetë më politik se i ati.

Por sipas një studimi të publikuar nga rrjeti amerikan, Fox News, ai është edhe më radikal majtist se babai i tij.

Studimi është bazuar në retorikën dhe aktivitetin e tij në median sociale.

Sipas Fox News, studimi i zgjeruar është kryer nga Qendra për Kërkime Mediatike.

37-vjeçari mori përsipër perandorinë multimiliardëshe të njohur edhe si Fondacionet e Shoqërisë së Hapur.

“Alex e ka treguar veten se është më radikalisht majtist se babai i tij, për çështje që variojnë që nga mbështetja e abortit dhe aktivizmi për ndryshimet klimatike deri të propaganda e hapur anti-amerikane,” thuhet në studim.

Fox News thekson se që kur ka marrë perandorinë e babait, Alex Soros po shoqërohet me demokratët më të lartë amerikanë, duke shëtitur me avion privatë me personazhe të tilla si Bill Clinton.

“Tani, atij i janë dhënë çelësat e një gjiganti filantropik që derdh qindra milionë dollarë në organizatat që promovojnë kauza ekstremiste në SHBA dhe jashtë saj, që të paktën prej vitit 1984,” thekson studimi. “Fjalët e tij tregojnë se ai do jetë shumë më keq”.

Alex Soros ishte në Shqipëri bashkë me Bill Clinton si të ftuarit e Edi Ramës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours