Përse po luhet me monedhën Europiane në Shqipëri, e cila po arrin nivelin më të ulët historik …

3 min read

Nga Patriotik Media

A mos vallë po luhet edhe me euron nga që po vazhdon lufta në Ukrainë, e cila sa nisi ndikoi direkt tek energjia, karburanti, gruri, ushqimet e shumë artikuj të tjerë, ku më shumë ra në sy luhatja e çmimit te karburanteve duke u ulur e ngritur sipas oreksit të Rilindasit Rama.

Është shumë e çuditshme fakti që euro të marri një goditje të tillë në Shqipëri, shumë kush nga ju mund të thotë që kjo ndodh për arsye të turizmit pasi në Shqipëri siç dihet çdo vit ka ndodhur kjo dukuri sa here qe vjen sezoni turistik.

Por po të bëjm një investigim të thjeshtë, vërtetohet se euro ka kohë që ka filluar të bjer me një fjalë po shkon në pikiatë, duke arritur një vlerësim shumë qesharake, dikush mund të thotë që euro mund të bjeri ndoshta edhe nga propaganda e Rilindjes, me pretekstin se në Korrik Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europianë, por jo per ne edhe ky fakt nuk qëndron, pasi rënia e euros ka një tjetër trajektore dhe që nuk lidhet as me turistët e as me antarësimin e plotë të Shqipërisë, por me një lojë të qeverisë së Rilindjes e cila ka kapur çdo gjë dhe kërkon të përfitojë nga çdo burim i mundshëm që nxjerrë fitime kolosale në Shqipëri, dhe kjo tregon qartazi se monedha europiane edhe sot e ka nisur javën duke u zhvlerësuar edhe më tej në raport me lekun dhe ka zbritur në 105 lekë, duke shënuar kështu një tjetër rekord të ulët historik.

Që prej fillimit të vitit monedha europiane ka humbur shumë pikë në raport me lekun.

E duke marrë në konsideratë se jemi në sezon turistik ku pritet një fluks i shtuar në valutë nga turizmi dhe prurjet e emigrantëve duket se euro do të vijojë të dobësohet edhe më tej.

Pra me pak fjalë një dorë e fshehtë në qeverinë e Rilindjes po luan me monedhën europiane euro duke zhvlerësuar pak nga pak dhe duke forcuar gjoja lekun shqiptar më luhatjet e përditshme të eurosh, por shumë shpejt redaksia jonë do ta vërtetoje dhe arsyen e rënies së euros.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours